Fatkeqësia në Koçan ‘zgjoi’ institucionet

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 22:08

Fatkeqësia në Koçan ‘zgjoi’ institucionet

Zjarri i madh që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 60 persona, ka ngritur në këmbë institucionet, shkruan Alsat.

Për katër muaj, nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, inspektorët në të gjithë vendin kanë kryer 769 kontrolle, për të cilat janë shqiptuar 81 gjoba në vlerë prej mbi 80 mijë euro.

“Pas 16 marsit institucionet u ngritën në këmbë. U deshën gati 60 njerëz të vdisnin që institucionet të kontrollonin se ku lejohet pirja e duhanit në ambiente të mbyllura dhe sa respektohet ligji. Këto ditë ka disa kontrolle të intensifikuara, por shkelësit marrin vetëm gjoba”, raporton gazetari i Alsat, Angell Dimovski.

Nga Inspektorati shtetëror i tregut për TV Alsat thonë se për katër muaj, nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, inspektorët në të gjithë vendin kanë kryer 769 kontrolle, për të cilat kanë shqiptuar 81 gjoba në vlerë prej mbi 80 mijë euro.

“Gjobë në shumë prej 2000 deri në 4500 euro në kundërvlerë në denarë për personin juridik dhe gjobë në shumë prej 500 deri në 1000 euro në kundërvlerë në denarë për personin përgjegjës në personin juridik”, thonw nga ISHT.

Sipas Ligjit për mbrojtjen nga duhani ndalohet pirja e duhanit në shkolla, kopshte, objekte për qëndrim, institucione shëndetësore, palestra, ambiente ku prodhohet, përgatitet, shërbehet, shitet ose konsumohet ushqimi si dhe në internet-kafe.

Ndalohet pirja e duhanit edhe në kafene, klube nate, kabare, disko- klube, bare dhe ambiente të tjera të brendshme.

Pirja e duhanit lejohet vetëm jashtë objektit afarist, tarracë, kopsht veror etj., vetëm nëse hapësira është e hapur nga të paktën tre anët.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 22:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?