Fero reagon për herë të parë: Aktakuza është e paligjshme, po luftoj për vajzën time
Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani (Fero), ka thyer heshtjen pas publikimit të aktakuzës ndaj tij në media, duke reaguar përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në Instagram dhe nënshkruar nga avokatja e tij, Bedrie Berisha Rexhepi. Ai e cilëson publikimin e dokumenteve të seancës gjyqësore të 25 qershorit si një shkelje të rëndë të procedurës ligjore, duke theksuar se seanca ishte e mbyllur për publikun dhe shpërndarja e informacioneve është e paligjshme.
Deklarata e avokates
“Publikimi i aktakuzës është i papranueshëm, pasi nuk ka marrë ende formë të prerë dhe synon të ndikojë opinionin publik në mënyrë të padrejtë,” thuhet në reagimin zyrtar.
Në të njëjtën deklaratë, avokatja konfirmon se edhe ish-bashkëshortja e reperit, modelja Arbenita Ismajli, është objekt i një hetimi penal nga Prokuroria Themelore në Gjilan, duke theksuar se procesi po përdoret për të diskredituar klientin e saj.
Beteja për vajzën Fero ka nënvizuar se pavarësisht presionit publik dhe ligjor, ai nuk do të ndalet në përpjekjen për të parë vajzën e tij, duke e cilësuar këtë si betejën më të rëndësishme të jetës së tij.
Flaka
















