Fetai – lutje aktivistëve të ASH-së: Ktheni sytë nga VLEN-i!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 10:51

Fetai – lutje aktivistëve të ASH-së: Ktheni sytë nga VLEN-i!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar me një apel të fortë drejtuar aktivistëve të sinqertë të Aleancës për Shqiptarët, të cilët, sipas tij, janë mashtruar dhe tradhtuar nga lidershipi aktual që ka zgjedhur të bëhet pjesë e BDI-së.

Në një deklaratë të publikuar sot, Fetai thekson se pengjet e Ali Ahmetit i kanë mashtruar strukturat e ASH-së me premtime të rreme për dalje të pavarur në zgjedhje dhe pushtet të garantuar, ndërsa në të vërtetë, siç thotë ai, kanë qenë që në fillim të shitur tek BDI. “Aliu është një plak i lodhur, një hije e së kaluarës së errët të regjimeve antishqiptare. Ai nuk ka vend në të ardhmen e shqiptarëve krenarë të këtij vendi”, shprehet Fetai.

Zëvendëskryeministri gjithashtu akuzon binomin Arben Taravari dhe Ziadin Sela se nuk kanë luftuar asnjëherë për Aleancën për Shqiptarët, por për interesa personale dhe pozita brenda partisë e tani brenda BDI-së. Sipas tij, ata janë shndërruar në “vegla të Aliut”, të gatshëm të përçajnë dhe shesin strukturat në këmbim të favoreve politike. “Ju nuk i keni borxh poshtërimin e krenarisë suaj. As çburrërimin që ju kanë imponuar përmes mashtrimit”, thekson Fetai, duke i ftuar aktivistët që të mos bien pre e shantazhit dhe manipulimit.

Ai nënvizon se pjesa më e madhe e aktivistëve të ASH-së tashmë janë rreshtuar me VLEN-in dhe i fton të gjithë të tjerët të çlirohen nga, siç e quan ai, “prangat e Aliut”. “Thuani JO pengjeve të Aliut. Qëndroni krenarë në shtëpinë tuaj, aty ku ndodhet shumica absolute e aktivistëve të ASH-së”, përfundon Arben Fetai.

278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 10:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
278
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?