Fjalimi i Ali Ahmetit në panel në Samitin e Diasporës në Tiranë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2026 13:10

Fjalimi i Ali Ahmetit në panel në Samitin e Diasporës në Tiranë

Mërgata shqiptare historikisht ka luajtur rol të rëndësishëm që në periudhat e mëhershme, edhe para Rilindjes Kombëtare.

Ka vazhduar në vitet 70-ta, 80-ta, sidomos në vitet 80-ta ky organizim intensifikohet shumë më shumë në shoqata me karakter patriotik: “Bajram Curri”, “Hasan Prishtina”, “Dedë Gjo Luli” e kështu me radhë.

Pas përfundimit të luftrave 1999-2001 të tërë shoqatat janë shkri, janë shndërru në shoqata fshatrash, lagjesh, qytetesh në të gjithë Evropën.

Nuk jam kundër objekteve të kultit, por objektet e kultit shfrytëzohen për të kryer ritet fetare, por jo edhe për organizim politik, organizim më të mirëfilltë që nevojitet.

Mendoj kjo çështje duhet të shtrohet si shqetësim tek të gjithë ne shqiptarët, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë dhe Malësi e Madhe, sepse deri në 2001 shqiptarët nuk kanë vepruar në bazë të krahinave, dhe nuk kanë qenë të organizuar në bazë të krahinave por si tërësi kanë qenë të organizuar.

Dhe nëse atëherë ka qenë e nevojshme, edhe tash është e nevojshme, por në nivele tjera të organizohen.

Se si mund të vijnë në atdheun e tyre kuadro profesionistë, ekonomistë, inxhinierë, mjekë, për të dhënë përvojat e tyre nga shtetet ku ata veprojnë, ku ata punojnë.

Se si të bëhen investitorë, bashkëinvestitorë me investitorë vendas që janë në Gjermani, në Zvicër, në Greqi, në Itali, që të bëjnë investime të përbashkëta, sepse edhe Evropa ka ndryshuar tanimë politikat, nuk bëhen investime vetëm të gjermanit, të austriakut apo të vendeve skandinave, por kërkojnë bashkëinvestitorë sepse është më e sigurtë.

Kur janë të vetëm investitorët e huaj, i bëhen hile nga vendorët.

Kur janë bashkëinvestitorë, prona ruhet bashkërisht me vendorët.

Dhe politikat tona duhet të inkurarojnë këto ekipe që të vijnë të investojnë, bashkëinvestojnë me investitorë të huaj.
Gjithashtu, është ëndërr që të kemi Banka shqiptare.
Ne nuk kemi.
Në Maqedoni nuk ka.
Që mund të mbledhin kapitalin e njerëzve që janë në mërgatë!

Dhe nuk më pëlqen që të quhet diasporë, sepse kjo është mërgatë e jo diasporë. Mergata!

Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni.

Është një rrezik i vërtetë që mendoj që duhet t’i dalim zot të gjithë, gjuhës që e flasim të gjithë.

Gjuha shqipe në Maqedoni, me marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar dhe të garantuar nga SHBA-të me përfaqësues, të dërguarin e Xhorxh Bushit – president i asaj kohë, është nënshkrues dhe garantues.

Është nënshkrues dhe garantues Bashkimi Evropian me përfaqësues Leotarin.

Është garantues NATO, e përfaqësuar nga Robertsoni. Dhe ne kemi besuar në autoritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Edhe ne kemi hedh firmën në marrëveshjen ushtarake me Presidentin Trajkovski – si Ushtri Çlirimtare Kombëtare kemi pranuar marrëveshjen e nënshkruar në Ohër, dhe kemi qenë të sigurtë, dhe kemi punuar bashkërisht me SHBA-të, me BE-në, me NATO-n, me vendorët.

Suksesi i Marrëveshjes së Ohrit dhe të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, që nga simbolet kombëtare, arsimi në gjuhën shqipe, e folura në administratë e gjuhës shqipe dhe përfundimi i ligjit të gjuhës shqipe që është konform Marrëveshjes së Ohrit, gjuhën të cilën e flasin mbi 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë (se atëhershme që ishte ish-Republikë jugosllave), gjithashtu është gjuhë zyrtare me alfabetin e saj.

Dhe, çdo koment tjetër që mund të bëhet, a mund të bëhet ligj më i mirë, a mund të bëhet kështu apo ashtu, është vetëm për ta gërryer përfundimisht Marrëveshjen e Ohrit dhe për t’i ndryshuar karakterin kësaj Marrëveshjeje ndërkombëtare.

Përgjegjësinë e kemi të përbashkët. Uashingon, Bruksel, NATO, forcat politike shqiptare, forcat politike maqedonase. Maqedonia ka ardhmëri në bashkëjetesë, në bashkëqeverisje vetëm me shqiptarët.

Pa shqiptarët – Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara!

Ali Ahmeti,
Tiranë, 14.04.2026!

1163
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2026 13:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1163
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?