“Frikë nga të rinjtë?”, Nafie Selmani shpërthen pas ndalimit të studentëve nga Shqipëria
Aktivistja Nafie Selmani ka reaguar ashpër pasi studentë nga Shqipëria, sipas saj, janë bllokuar në kufi derisa po udhëtonin drejt Maqedonisë së Veriut për të mbështetur protestën e studentëve shqiptarë.
“Të bllokosh në kufi studentë nga Shqipëria, që po vinin vetëm për t’u dalë në krah shokëve dhe shoqeve të tyre në RMV, është goditje e ulët ndaj solidaritetit dhe ndaj vetë të drejtës për zë e dinjitet”, shkruan Selmani .
Ajo ngre pyetje mbi, siç e quan, “frikën nga të rinjtë” dhe “paranojën politike”, duke pyetur nëse pushteti druhet nga vetëdija politike e brezit të ri shqiptar.
“Është frikë nga vetëdija politike e të rinjve shqiptarë apo paranojë e pushtetarëve për humbjen e kontrollit mbi një brez që nuk pranon më të heshtë, të nënshtrohet e të manipulohet?”, thekson ajo.
Zendeli kritikon edhe heshtjen e koalicionit VLEN, duke vlerësuar se mungesa e reagimit “dhemb më shumë se vetë ndalimi”.
“Ju zotërinj të VLEN-it, kë po përfaqësoni? Shqiptarët, apo ata që po na i mohojnë të drejtat elementare?”, shkruan mes tjerash ajo, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në ora 16:30.
















