Gati 300 lajme trajtuan rastin skandaloz të Kumanovës që u zbardh nga Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 21:35

Gati 300 lajme trajtuan rastin skandaloz të Kumanovës që u zbardh nga Flaka

Gati 300 lajme u transmetuan sot në media në gjuhën shqipe dhe maqedonase, por edhe të rajonit mbi skandalin në Kumanovë që u zbardh nga Flaka. Gjerë e gjatë, mbi rastin u raportua edhe në media të Shqipërisë dhe Kosovës.

Top Channel publikoi lajmin fillestar me titull: “Shqiptari i mirë, është shqiptari i vdekur”, thirrjet raciste njollosin ndeshjen e basketbollit në Maqedoninë e Veriut“, dhe shkruan që Në palestrën e sportit në Kumanovë ditën e djeshme ka ndodhur një ngjarje shokuese, pasi gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje me gjuhë urrejtjeje dhe raciste kundër popullit shqiptar shqiptarëve.

“Skena të rënda, me gjuhë urrejtjeje, kore raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve janë përsëritur në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ndeshjes së Basketbollit me Rumaninë, mbrëmjen e së shtunës, tifozët e pranishëm përsëritën refrene që i quanin shqiptarët të mallkuar dhe kërkonin një Maqedoni “të pastër”. E gjithë kjo ndodhi në praninë  në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror”, raportoi ABC News nga Tirana.

Për rastin skandaloz reaguan opozita shqiptare dhe VLEN-i qeveritar, reagoi edhe Federata e Futbollit dhe Komuna e Kumanovës. Deri tani nuk ka ndonjë informacion për angazhimin e MPB rreth zbulimit të rastit. Për ironi, në aktivietin sportiv ishte edhe ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski. Flaka



51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 21:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë