Gazetari Abedin Bilalli: Mos e provoko heshtjen shqiptare, z. Mickoski – Pa barazi nuk ka bashkëjetesë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 21:03

Gazetari Abedin Bilalli: Mos e provoko heshtjen shqiptare, z. Mickoski – Pa barazi nuk ka bashkëjetesë

Gazetari Abedin Bilalli ka reaguar ndaj retorikës së kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë për politika përjashtuese dhe përpjekje për të përcaktuar fatin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim publik, ai thekson se shqiptarët janë autoktonë dhe pjesë e pandashme e shtetndërtimit, ndërsa politikat e fundit po i shtyjnë drejt margjinalizimit.

“Mos e provoko heshtjen shqiptare, z. Mickoski! Nëse barazia është kërcënim, atëherë s’ka bashkëjetesë. Në një shtet që prej vitesh na kujton se jemi ‘të tjerët’, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar të ecin përpara me dinjitet, duke kontribuar shumë më tepër sesa marrin,” – ka shkruar Bilalli.

Ai përmendi disa shembuj të vendimeve diskriminuese ndaj shqiptarëve:

“Heqja e balancuesit nga sistemi administrativ; ulja e numrit të këshilltarëve në komunat me shumicë shqiptare; mungesa e një ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore; thirrjet raciste në ndeshje sportive të bëra haptas e pa ndëshkim – madje në prani të përfaqësuesve më të lartë të shtetit, përfshirë edhe juve, z. Kryeministër.”

Bilalli thekson se paqja e vërtetë nuk është heshtje, por drejtësi:

“Kryeministër, paqja nuk është vetëm heshtje – është drejtësi! Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por të drejta. Pa barazi nuk ka stabilitet. Pa drejtësi nuk ka shtet funksional. Dhe pa shqiptarët, nuk ka as Maqedoni të Veriut evropiane.”

Ai paralajmëroi se Marrëveshja e Ohrit po zbehet jo për shkak të shqiptarëve, por nga mungesa e vullnetit politik për ta zbatuar:

“Marrëveshja e Ohrit nuk ishte fundi, por fillimi i një procesi. Shqiptarët e mbështetën dhe për mbi dy dekada treguan përgjegjësi. Sot duket se kjo marrëveshje po zbehet për shkak të politikave përjashtuese. Pa zbatim të drejtë dhe të plotë, çdo qetësi është vetëm shtyrje e krizës.”

Në fund, Bilalli i dërgoi një mesazh të qartë Mickoskit:

“Shqiptarët janë pjesë e pandashme e këtij vendi. Ata nuk do të ndalen së punuari për paqe, barazi dhe mirëqenie. Por është koha që edhe shteti – dhe ju si drejtues i tij – të ndaloni politikat përjashtuese dhe t’i përkushtoheni një paqeje që ndërtohet bashkë me shqiptarët, e jo kundër tyre.” Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 21:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?