Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka bërë një hap të madh në jetën personale duke i propozuar martesë partneres së tij prej vitesh, Georgina Rodriguez. Lajmi është bërë publik nga vetë Georgina, e cila ndau në Instagram një foto ku shfaqet me një unazë diamanti të madhe, duke konfirmuar fejesën.
Në përshkrimin e fotos, ajo shkroi në spanjisht:
“Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” që në shqip përkthehet: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia.”
Çifti, që janë bashkë prej vitit 2016, janë ndër më të pëlqyerit në botën e sportit dhe showbizit. Ata kanë pesë fëmijë së bashku dhe kanë kaluar momente të bukura por edhe sfiduese, përfshirë humbjen tragjike të njërit prej binjakëve të porsalindur në vitin 2022.
Ky moment romantik ka bërë xhiron e rrjetit, me miliona pëlqime dhe komente urimi nga fansa dhe figura publike.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Gusht, 2025 20:34
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.