Gjërat që ju bëjnë të ndiheni të lumtur

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 20:12

Gjërat që ju bëjnë të ndiheni të lumtur

Lumturia nuk ka të bëjë vetëm më gjërat materiale e të arriturat, ndjenjat e lumturisë së vërtetë vijnë nga brendia e njeriut.

Përmes disa zakoneve, qëllimeve e njerëzve me të cilët dikush rrethohet mund të arrihet lumturia e vërtetë dhe stabiliteti emocional.

Times Of India ka shkruar se ka disa gjëra që mund të ndikojnë në rritjen e lumturisë.

Ushtrimet ditore kanë ndikim të madh te disponimi. Aktiviteti fizik bën që të lirohet hormoni që quhet endorfina, i cili është përgjegjës për ndjenjat e mira. Ecja, ushtrime joga e ushtrimet në palestër mund të ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies në përgjithësi.

Të qenit mirënjohës për gjërat e vogla në jetë mund të përmirësojë këndvështrimin e gjërave në përgjithësi. Mirënjohja ndihmon njeriun të fokusohet në gjërat pozitive. Duke qenë rregullisht mirënjohës për rrethin dhe gjërat e tjera të mira, rritet niveli i lumturisë.

Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm luan rol të madh te ndjenjat. Konsumimi i ushqimit me vlera ushqyese, të pastra nga sheqeri, kripërat e yndyrat e tepërta, trupi do të jetë në gjendje më të mirë dhe do të funksionojë më mirë, gjë që ndikon direkt te niveli i energjisë pozitive.

Disponimi i mirë mund të krijohet duke filluar ditën me ecje gjatë mëngjeseve. Ecja kultivon ndjenjat e qetësisë dhe qartësisë së mendjes pasi merret ajër i pastër ndërkohë që trupi bën lëvizje dhe rrethohet nga bukuritë e natyrës.

Puna nga shtëpia po ashtu mund të ndikojë për të mirë te disponimi pasi mund të sjellë ndjesinë e funksionimit dhe rehatisë. Puna nga shtëpia jep një balancim ndërmjet punës dhe jetës së përditshme duke ofruar më shumë kohë me familjen dhe fleksibilitetin e krijimit të orarit të përshtatshëm.

Meditimi është një teknike për të qartësuar mendimet. Stresi dhe ankthi mund të ulen duke kaluar fare pak kohë duke vënë vëmendjen e plotë te frymëmarrja.

Gjumi i rregullt ka rol të rëndësishëm në mirëqenie. Ani pse shpesh mund të mos i kushtohet rëndësi, të fjeturit në mënyrë të rregullt mund të përmirësojë sjelljen dhe disponimin. Njerëzit që flenë me rregull shpesh i shohin gjërat në mënyrë pozitive dhe mund t’i kontrollojnë më mirë emocionet e tyre.

Rrethimi me njerëz pozitivë e optimistë do ta bëjë njeriun të ndihet më mirë dhe të gjejë kurajën të tejkalojë shumë gjëra. Energjia pozitive është ngjitëse dhe kur njerëzit rrethohen me njerëz negativ shpesh mund të ndikoje për të keq te disponimi i tyre.

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?