Gold AG baba për herë të tretë – vajzës i vendos emrin “Emblema”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 13:04

Gold AG baba për herë të tretë – vajzës i vendos emrin “Emblema”

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, është bërë baba për herë të tretë. Ai dhe partnerja e tij, Ermira, kanë mirëpritur në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin “Emblema”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku ka shprehur falënderim ndaj Zotit dhe gëzimin për ardhjen në jetë të vajzës së tij.

“Falënderimi i takon Allahut… që sot prapë na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë”, shkroi ai ndër të tjera.

Gold AG dhe Ermira kanë tashmë dy fëmijë të tjerë, djemtë Gueril dhe Front, të cilët tani janë bërë me motër.

Në postimin e tij, artisti thekson kuptimin e emrit “Emblema” dhe e lidh lindjen e saj me një datë të veçantë: ditëlindjen e gjyshit të saj të ndjerë.

“Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.”

Postimi i plotë i artistit është shoqëruar me urime të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e tij, ndërsa familja është tashmë më e pasur me një gëzim të ri.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 13:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?