Gratë në RMV përfshihen më pak në krime – Të nën-përfaqësuara në sistemin e drejtësisë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 23:17

Gratë në RMV përfshihen më pak në krime – Të nën-përfaqësuara në sistemin e drejtësisë

Gratë në Maqedoninë e Veriut janë shumë herë më pak të përfshira në vepra penale sesa burrat, por sërish mbeten më pak të përfaqësuara në sistemin e drejtësisë penale. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas të dhënave për vitin 2023, 91% e personave të dënuar për vepra penale ishin burra, ndërsa vetëm 9% gra. Këto statistika ngrenë pyetje për pabarazitë strukturore në sistemin e drejtësisë dhe përfaqësimin gjinor në institucione.

Drejtori i Entit të Statistikave, Dejan Stankov, thekson se statistikat gjinore janë thelbësore për marrjen e vendimeve që promovojnë barazinë.

“Njëkohësisht ato shfrytëzohen për matjen e efikasitetit të politikave kombëtare dhe të tjerave në domenin e barazisë gjinore”, tha Stankov.

Përkundër faktit se në universitete regjistrohen më shumë vajza sesa djem, gratë vazhdojnë të jenë më pak të përfaqësuara në tregun e punës, si dhe në institucionet vendimmarrëse.

Përfaqësuesja e UNDP-së, Vesna Ivanoviq, e ilustroi situatën me një metaforë domethënëse:

“Një shoqëri mund të arrijë përparim vetëm nëse si një zog fluturon me të dy krahët – njëri janë gratë dhe tjetri burrat. Nëse krahu i grave është i thyer ose i shfrytëzuar pjesërisht, zogu do të fluturojë vetëm me një krah.”

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, e cila është edhe gruaja e parë që mban këtë funksion, theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave gjinore për të adresuar problemet urgjente.

“Nëse duam të krijojmë zgjidhje të përshtatshme për çdo sfidë dhe problem që prek grupe të ndryshme shoqërore ndryshe, nëse duam të eliminojmë diskriminimin, atëherë duhet të kemi të dhëna të sakta, të përditësuara dhe të përdorura në mënyrë efikase.”

Këto deklarata u bënë me rastin e 25-vjetorit të mbledhjes së të dhënave gjinore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Regjistrimit të vitit 2021, për herë të parë në histori, gratë përbëjnë shumicën në popullsinë e përgjithshme të vendit me 50.4%, krahasuar me burrat që përbëjnë 49.6%.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 23:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?