Hoxhaj: Kurti po hap rrugën e agjendës së Beogradit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 20:03

Hoxhaj: Kurti po hap rrugën e agjendës së Beogradit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po ia hap rrugën agjendës së Beogradit, duke minuar pavarësinë e fituar me sakrificë të Kosovës dhe duke kërcënuar të ardhmen e saj me politikën e dorëzimit ndaj agjendave të majta evropiane.

Ky reagim i tij vjen, pas vendimit për pasaportat e lëshuara nga Zyra Koordinuese e Serbisë, ku lejon serbët të lëvizin lirshëm në BE—duke legjitimuar në mënyrë efektive pretendimin e Serbisë mbi qytetet e Kosovës.

“Beogradi sot po ndjehet rehat. BE-ja filloi liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia që qytetet e Kosovës i paraqet si të Serbisë, e Qeveria Kurti i dha lëvizje të lirë serbëve të Republika Srspka-s në të njëjtën ditë. Vendimi unilateral i Kryeministrit Kurti për të hequr regjimin e vizave për Bosnjën dhe Hercegovinën nuk është asgjë më pak se një kapitullim”.

“Pas dorëzimit në CEFTA, tani ai po i nënshtrohet bllokadës së Republikës Srpska, pa siguruar lëvizje të lirë reciproke për Kosovën. Por sot, si mund ta justifikojë Kurti që regjimi për pasaportat e lëshuara nga Zyra Koordinuese e Serbisë lejon serbët të lëvizin lirshëm në BE—duke legjitimuar në mënyrë efektive pretendimin e Serbisë mbi qytetet e Kosovës? Ky vendim i Brukselit është një sulm i qartë ndaj sovranitetit të Kosovës, ndaj të cilit Kurti ka heshtur dhe nuk ka kundërshtuar në bisedimet e tij në tavolinat e majta, të cilat kanë rezerva ndaj shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

“Jam shumë krenar që kam qenë unë ai që ka propozuar regjim të vizave me Bosnjën dhe Hercegovinën pasi Republika Srspka kishte kushtëzuar tërë shtetin boshnjak që të merrte një vendim të tillë! Të shoh Kryeministrin Kurti që sot pa asnjë reciprocitet të shpall një vendim të tillë, është gabim shumë i madh politik, ngaqë qytetarët tanë do presin para ambasadave të Bosnjës dhe pse mos të presin edhe ata para ambasadave të Kosovës!”.

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?