Ndikim kinez përmes huasë hungareze: BE paralajmëron për presion të huaj në Maqedoni

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 08:33

Ndikim kinez përmes huasë hungareze: BE paralajmëron për presion të huaj në Maqedoni

Në dokumentin me amendamentet kompromisi të miratuara nga Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, thuhet qartë se huaja e fundit që ka marrë Maqedonia e Veriut nga Hungaria ka prejardhje nga Kina, duke ngritur shqetësime serioze për varësinë e vendit nga marrëveshje financiare me karakter asimetrik dhe ndikim të huaj gjeopolitik, shkruan Tv24, përcjell Flaka

Në amendamentin kompromis 5, paragrafi 28a, eurodeputetët shprehen të shqetësuar për rolin e Hungarisë dhe Serbisë në avancimin e interesave të Kinës dhe Rusisë në rajon. “Vihet në dukje rreziku i varësisë nga Kina për shkak të marrëveshjeve asimetrike të huasë, si dhe huaja e fundit nga Hungaria, e cila dukshëm është marrë nga Kina”, thuhet në dokumentin zyrtar.

Për më tepër, disa subjekte diplomatike kineze janë akuzuar se kanë financuar përmbajtje në media, ndërsa aktorë shtetërorë rusë kanë përdorur media të kontrolluara nga Serbia për të përhapur narrativa armiqësore ndaj NATO-s dhe për të pohuar se Bashkimi Evropian po ushtron presion mbi Maqedoninë që të heqë dorë nga identiteti i saj.

Parlamenti Evropian paralajmëron se këto lëvizje janë pjesë e një strategjie më të gjerë të ndikimit të huaj, që synon të shfrytëzojë dobësitë e brendshme politike dhe të nxisë mosbesim ndaj integrimeve euroatlantike në rajon. Po ashtu, BE ka ritheksuar shqetësimin për projektin e ashtuquajtur “bota serbe” dhe ka kërkuar hapjen e plotë të arkivave të shërbimeve sekrete jugosllave UDBA dhe KOS, si një hap drejt transparencës dhe përballjes me të kaluarën totalitare në Ballkanin Perëndimor.

Lexo rreth lajmit: Tragjedia në Koçan,Parlamenti Evropian kërkon ndëshkim të përgjegjësve të vërtetë!

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 08:33
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë