“Identiteti nuk është tavë me fasule” , reagimi ndaj deklaratës së Marta Kos

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 12:37

“Identiteti nuk është tavë me fasule” , reagimi ndaj deklaratës së Marta Kos

Sa dhe në çfarë mase udhëheqësit në Bashkimin Evropian e kuptojnë vërtet se po preken çështje identitare të maqedonasve përmes kushteve dypalëshe në rrugën e vendit drejt BE-së? Kjo pyetje u shtroi vetvetiu pas deklaratës së djeshme të eurokomisares për zgjerim, Marta Kos, e cila mund të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë, me të cilën të gjithë pajtohen, është ajo ku ajo thekson se “identiteti kurrë nuk mund të jetë objekt vendimmarrjeje politike; identitetin e mbartim në vete, në shpirtin tonë, në zemrat tona; identiteti është ajo se si ndjehemi dhe si e ndjejmë atdheun tonë”, shkruan Deutche Wele në gjuhën maqedonase.

Ajo që shkaktoi shumë reagime dhe komente është pjesa e dytë e deklaratës së saj, ku eurokomisarja, në të njëjtin kontekst, përmendi “traditën, manastiret, bukën e rrumbullakët, tavën me fasule, pindxhurin, specat e mbushur, veshjet tradicionale, marrëdhëniet që ndërtojmë me të moshuarit dhe qëndrimin që kemi ndaj gjuhës maqedonase”.

Tradita, folklori dhe gastronomia u ndjenë si ilustrim i papërshtatshëm për thelbin e një çështjeje kaq të ndjeshme, e cila doli në pah në seancën e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) para një jave. Edhe pse atëherë eurodeputetët bullgarë dështuan në përpjekjen për të përfshirë me amendamente në raport përkufizimin e identitetit dhe gjuhës maqedonase si “moderne”, ata nuk heqin dorë nga synimi për ta bërë këtë në seancën plenare të PE-së më 8 korrik, kur në rend dite do të jetë raporti për përparimin e Maqedonisë.

Kushtëzimet dhe mohimi identitar

Rrjetet sociale shpërthyen me kritika – të gjithë të zhgënjyer që ushqimi është përmendur konkretisht në një kontekst identitar – por gjithashtu me njëfarë ngushëllimi që kryeministri reagoi mirë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, thekson se për këto tema duhet qasje shumë e kujdesshme, madje edhe kur qëllimet janë të mira.

“Edhe pse deklarata fillon shumë mirë, duke iu referuar vlerave evropiane të diversitetit dhe duke përmendur shembullin e gjuhës sllovene si një nga gjuhët zyrtare të BE-së, pjesa e dytë e saj mori një drejtim tjetër,” thotë Dimitrov.

“Ne kemi një problem të qartë me një qëndrim thellësisht antievropian të mohimit dhe revizionizmit historik, dhe as minimizimi e as banalizimi i këtij fakti nuk na ndihmon. Ja, edhe një herë kjo u shfaq në debatet në Parlamentin Evropian. Ne nuk kemi frikë se dikush do të na e marrë identitetin. Problemi ynë qëndron te kushtëzimet që na bëhen në rrugën drejt BE-së përmes kërkesave për pranimin e një narrative historike të caktuar dhe mohimit të identitetit tonë. Po të ishte pranimi i një historie të përbashkët parakusht për anëtarësim në BE, atëherë nuk do të kishte asnjë vend anëtar të BE-së. Pra, shqetësimi ynë është se me këtë lloj procesi nuk do të arrijmë anëtarësimin, jo se dikush do të na e fshijë identitetin. Prandaj, kur flitet për këto tema, veçanërisht kur jemi mysafirë, kërkohet shumë delikatesë – madje edhe atëherë kur qëllimet janë më të mirat,” vlerëson ish-shefi i diplomacisë maqedonase./DW

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 12:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?