Informacione nga procedura hetimore ndaj Muhsin Arifi, drejtor i Spitalit të Geriatrisë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2025 22:55

Informacione nga procedura hetimore ndaj Muhsin Arifi, drejtor i Spitalit të Geriatrisë

Gjykata Penale i caktoi 30 ditë paraburgim drejtorit të Spitalit të Geriatrisë Muhsin Arifi dhe të dyshuarit të dytë  pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit paraprakisht njoftoi se ka ngritur procedurë hetimore kundër, Muhsin Arifit për veprën penale, pranim ryshfeti. Hetim është ngritur edhe për një person tjetër me akuzën se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Sipas informacioneve të Prokurorisë, drejtori Arifi në periudhën prej 19.03.2025 deri më 08.04.2025, disa herë ka kërkuar përfitime të konsiderueshme financiare për vete, për detyrë të cilën ka qenë i obliguar ta kryejë.

Ryshfetin e ka kërkuar nga një dëshmitar në procedurë, mbështetës i përjetshëm i personit të sëmurë, e i cili ka pasur udhëzime mjekësore që të shtrihet për kujdes mjekësor në spitalin Geriatrik. Kur dëshmitari është drejtuar në spital për shkak gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, është njoftuar se pacienti është vendosur në listën e pritjes për pranim.

“Pas disa ditëve ka marrë thirrje nga i dyshuari i dytë i cili ka caktuar takim me drejtorin e spitalit më 19.03.2025 në orët e vona në një restorant në Shkup. Në takim, i dyshuari i parë ka thënë se e di se pacienti është në gjendje të mirë materiale dhe ka pasur informacione për pasurinë që e ka poseduar, me çka, ka premtuar pranim të tij nëse i jepen 100,000 euro. Gruaja dëshmitare ka reaguar se këto janë shumë para, me çka drejtori ka propozuar që kjo shumë të sigurohet nga shitja e banesës që e ka poseduar pacienti, gjë që nuk ka qenë opsion sepse banesa ka qenë pjesë e një marrëveshjeje për mbështetje e përjetshme”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Siç njoftojnë më tej nga Prokuroria, më 3 prill përsëri ka pasur takim mes dëshmitarit dhe ndihmësit, si person tek i cili drejtori ka pasur besim të plotë, ndërsa më 4 prill, përsëri dëshmitari është takuar me dy të dyshuarit.

“Është rënë akord që dëshmitari të jep 20,000 euro si garanci që të pranojë pacientin në spital, ndërsa nëse i dyshuari i parë “me kontrollet e tij” vërteton se pacienti ka edhe patundshmëri të tjera, ajo patundshmëri të shitet dhe të sigurohet shuma e kërkuar prej 100,000 euro. Sipas kësaj marrëveshjeje, më 08.04.2025, gruaja dëshmitare është takuar me të dyshuarin e dytë, i cili ka hyrë në veturën e saj dhe në emër të drejtorit ka pranuar shumën prej 20,000 eurove, me çka, në vendngjarje është kapur nga ana e zyrtarëve policor”, thonë nga Prokuroria Publike.

Muhsin Arifi, në krye të Geriatrisë erdhi në korrik të vitit të kaluar, si kuadër i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2025 22:55
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë