Inspektorët që kontrollonin zbatimin e shqipes, sot vetë pa paga dhe në rrugë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 19:01

Inspektorët që kontrollonin zbatimin e shqipes, sot vetë pa paga dhe në rrugë

Tashmë gjashtë muaj pa paga, inspektorët e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve kërkojnë nga Qeveria zgjidhje urgjente dhe kompensim të pagave të prapambetura, duke theksuar se rroga nuk është privilegj, por e drejtë e garantuar me Kushtetutë, njofton Flaka

Në një deklaratë publike, inspektori Fitim Ramadani tha se përveç mungesës së pagave, ata kanë mbetur pa sigurim shëndetësor e pensional, gjë që ka futur 17 inspektorët në një krizë sociale dhe ekzistenciale.

“Kjo gjendje na shpie në pasiguri sociale, në luftë për ekzistencë dhe në zhvlerësim absolut të dinjitetit dhe punës sonë si nëpunës. Ne jemi çdo ditë në punë, japim rezultate dhe lëvizim sistemin përpara”, – u shpreh Ramadani.

Përveç mungesës së pagave, inspektorët ankohen për kushte të rënda pune – duke përfshirë mungesën e automjeteve për punë në terren. “E vetmja makinë është në shfrytëzim të drejtorit,” shtoi Ramadani.

Kriza burokratike pas ndryshimeve ligjore

Shkak i situatës është bërë ndryshimi i Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese në vitin 2024, i cili ndryshoi statusin e Inspektoratit. Nga një institucion i pavarur, ai u bë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, por pa buxhet të harmonizuar dhe me kompetenca të paqarta.

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në një prononcim publik, e pranoi vonesën dhe bëri thirrje për zgjidhje institucionale:

“Vetëm te Inspektorati i Gjuhëve kemi pasur dilemë se a duhet të jetë në Ministrinë e Drejtësisë apo në Agjencinë e Gjuhëve. Kjo dilemë ka marrë kohë. Ligji është tani në procedurë parlamentare. U bëj thirrje deputetëve shqiptarë që ta votojnë ligjin dhe t’u kthejnë pagat inspektorëve, pa e keqpërdorur politikisht çështjen.”

Procedura ngec në Kuvend

Projektligji që synon harmonizimin e statusit të Inspektoratit me kuadrin e ri ligjor ka ngetur në Kuvend, për shkak të mungesës së shumicës së Badenterit.

Derisa ligji të miratohet, 17 inspektorë mbeten pa paga, pa sigurim dhe pa mjete pune, ndërsa institucionet heshtin përballë një krize që rrezikon vetë funksionimin e mbikëqyrjes së zbatimit të gjuhëve zyrtare në vend. Flaka

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 19:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?