Investime konkrete dhe punë të pandërprera në Gostivar dhe Vrapçisht – modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Gusht, 2025 12:30

Investime konkrete dhe punë të pandërprera në Gostivar dhe Vrapçisht – modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët

Pas një ndërprerjeje të përkohshme të punimeve për shkak të sezonit veror dhe pranisë së mërgimtarëve, me qëllim shmangien e tollovive, Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Vrapçishtit kanë rifilluar me intensitet të lartë projektet infrastrukturore, kumtuan nga Aleanca për Shqiptarët.

“Në Gostivar, gjatë kësaj jave do të nisin tre projekte të rëndësishme: rikonstruimi i rrugës “Pançe Popovski”, si dhe dy rrugë në lagjen “Mara Ugrinova”, pranë stacionit të autobusëve. Në fillim të muajit shtator do të vijojnë punimet edhe në bulevardin kryesor të qytetit. Paralelisht, po punohet në rrugën pranë varrezave të fshatit Çegran dhe në Banjicë të Epërme, ndërsa në shtator do të nisë rikonstruimi i rrugës tek varrezat e Çegranit dhe disa rrugëve të tjera në Banjicë të Epërme pas përfundimit të kanalizimit fekal”, thonë nga ASH-ja e Arben Taravarit.

Sipas partisë, në Vrapçisht po realizohet një investim madhor – ndërtimi i sistemit të ri të furnizimit me ujë, me burim të ri dhe rrjet tërësisht modern. Ky projekt garanton furnizim të pandërprerë dhe me cilësi të lartë për çdo familje, duke ofruar një zgjidhje afatgjatë për banorët.

“Ndërkohë kanë përfunduar edhe projekte të tjera të rëndësishme: rruga Negotinë–Kalisht është transformuar me trotuare dhe standarde bashkëkohore, është rregulluar shëtitorja buzë lumit Mazraça në Negotinë, si dhe është pastruar korita e lumit. Po ashtu, rruga e fushës në Dobërdoll tashmë është në funksion të qytetarëve.Të gjitha këto janë vetëm një pjesë e projekteve të realizuara së fundmi në këto dy komuna. Në çdo vendbanim të Gostivarit dhe Vrapçishtit po punohet me përkushtim dhe rezultate konkrete”, vijon kumtesa.

Ky është modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët – punë e përditshme, investime të prekshme dhe realizim i zotimeve të dhëna para qytetarëve, nënvizuan nga partia e Arben Taravarit. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Gusht, 2025 12:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?