Ish-ambasadori Çejku: Më të persekutuarit në Maqedoninë e Veriut janë ortodoksët shqiptarë

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 22:06

Ish-ambasadori Çejku: Më të persekutuarit në Maqedoninë e Veriut janë ortodoksët shqiptarë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku thotë se më të persekutuarit në Maqedoninë e Veriut janë ortodoksët shqiptarë, përcjell TV21. Çejku këto deklarata i dha në emisionin “Një Shqipëri” në Radio Televizioni Shqiptar (RTSH).

“Në qoftë se flasim, ndërtojmë një piramidë të persekucionit, më të persekutuarit në Maqedoninë e Veriut janë ortodoksët shqiptarë, pastaj vinin shqiptarët, pastaj vinte Maqedonia në kuadër të ish-Jugosllavisë, Kosova dhe të tjerët me radhë. Pra ka pasur gjithmonë një rend të persekucionit, edhe unë mendoj që kjo duhet parë edhe në këtë drejtim, dmth duke u çliruar nga këto ethet nacionaliste, të vihemi thjesht përballë fakteve”, tha mes tjerash Çejku.

Ish- ambasadori thotë se për këtë, problemi nis në Tiranën zyrtare, shton se shteti shqiptar nuk e ka hapur të të shkuarën.

“Problemi nuk është vetëm te shqiptarët në Maqedoni dhe te shqiptarët ortodoksë në Maqedoni, problemi fillon në Tiranë. Dhe nëse duam ta vëmë gishtin në plagë, duhet ta vëmë tek instituvionet tona shkencore, të cilat nuk kanë bërë studime të mirëfillta që ne të ju ofrojmë element përtej propagandës ditore, përtej përdorimit politik nga një politikan i caktuar, apo një grupim i caktuar, të kuptojmë apo ta vendosim këtë në një plan të një rrafshi, të një diskutimi historik, përballë Enciklopedisë së Maqedonisë, e cila ka qenë problem krejt më vete dhe në një farë mënyrë i turbulloi të gjithë këto lloj ujërash edhe, kam pasur përplasjet e mija për këtë gjë, por lidhur me elementin ortodoks shqiptar, nuk u përfitua të themi nga hapja e këtij debati nga vetë Akademia e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Çejku.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 22:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?