Jo më në errësirë – Programi ambicioz i Bujar Osmanit për ndiçimin e Çairit

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 11:41

Jo më në errësirë – Programi ambicioz i Bujar Osmanit për ndiçimin e Çairit

Çairi, një nga lagjet më të vjetra dhe historike të Shkupit, çdo natë rrezikon të mbetet në errësirë. Rrugët, parqet dhe hapësirat publike lihen çdo mbrëmje në terr, duke krijuar pasiguri për fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Kjo është gjendja alarmante që denoncon kandidati për kryetar, Bujar Osmani.

“Nga Bit Pazari dhe rruga Xhon Kenedi, përmes Topanës, Çarshisë së Vjetër dhe Seravës, qytetarët lëvizin në rrugë të pasigurta, në një atmosferë frike dhe pasigurie,” thekson Osmani. Ai e sheh këtë problem jo thjesht si teknik, por edhe simbolik: “Çairi u la në terr, literal dhe metaforik, për shkak të moskujdesit dhe paaftësisë së pushtetit komunal gjatë 20 viteve të fundit.”

Sipas Osmanit, më shumë se 40% e dritave ekzistuese nuk funksionojnë, sistemi mbështetet në teknologji të vjetëruar dhe prokurimet publike janë bërë pa vizion dhe transparencë. Shkollat, fushat sportive dhe hapësirat publike mbeten në hije, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Por Osmani sjell zgjidhjen konkrete:

  • Zëvendësim i plotë i infrastrukturës së vjetruar me ndriçim modern LED, duke ulur shpenzimet mbi 60%.
  • Mbulim i plotë i të gjitha hapësirave publike, me prioritet oborret e shkollave, fushat sportive, tregjet, parqet dhe kalimet për këmbësorë.
  • Futja e një sistemi modern për menaxhim në distancë dhe detektim të shpejtë të defekteve.
  • Transparencë totale: të gjitha prokurimet dhe shpenzimet do të jenë të qasshme për publikun.
  • Qytetarët mund të raportojnë problemet përmes një aplikacioni mobil dhe linje telefonike, me garanci reagimi brenda 48 orëve.

“Ky program nuk është thjesht ndriçim,” thotë Osmani. “Është simbol i një fillimi të ri, i sigurisë dhe besimit. Është koha ta nxjerrim Çairin nga errësira dhe t’i japim një të ardhme të ndritshme!” Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 11:41
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë