Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se përfaqësuesit e koalicionit VLEN po zhvillojnë bisedime me disa prej partive të “Frontit Evropian” për përfshirjen e tyre në Qeveri, pas largimit të Taravarit nga VLEN-i. Kasami tha se bisedimet po zhvillohen edhe me eksponentë të ASH-së së drejtuar nga Ziadin Sela.
Po them edhe një herë që janë disa parti politike duke pasur parasysh faktin që në pjesën të koalicionit të BDI-së kanë qenë diku 9 parti politike, disa prej të cilave janë parti individë, disa me dy e me më shumë. Nga gjithë ky spektër brenda “Frontit Evropian” ka bisedime me më shumë faktorë dhe unë besoj që me disa nga këto faktor bisedimet mund të rezultojnë edhe me përfshirjen e tyre në qeveri”, tha Kasami.
LAJM: Me Ziadin Selën e keni kanale komunikimi?
“Kemi kanale komunikimi me eksponentë të ASH-së së Ziadin Selës. Edhe eksponentë të koalicionit VLEN kanë komunikim me eksponentë të ASH-së së Selës. Por, edhe me partitë tjera që janë pjesë të “Frontit Evropian”, tha Kasami për gazetën LAJM.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
18 Prill, 2025 22:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.