Katër raste dhune të raportuara në Tetovë dhe Gostivar brenda 24 orëve

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 11:13

Tetovë/Gostivar, 21-22 maj 2025 – Gjatë ditës së djeshme dhe natës që pasoi, në rajonin e Pollogut janë shënuar disa raste të dhunës fizike dhe incidente në komunikacion, të cilat janë raportuar në stacionet përkatëse policore.

Më 21 maj 2025, në ora 09:40, në SPB Tetovë, I.Xh. (77) nga fshati Sellcë ka denoncuar se një natë më parë rreth orës 22:00, është sulmuar fizikisht para një objekti hotelierik në një qendër tregtare në Tetovë. Si autorë të dyshuar janë përmendur pronari i lokalit, J.T. (52) nga Trebosh, dhe T.I. nga Selca. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Po atë ditë, në ora 17:30, N.O. (43) nga Reçica e Vogël ka raportuar në Stacionin Policor Tetovë se një ditë më parë, rreth orës 11:00, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një shok klase, gjatë një turneu futbolli në oborrin e shkollës fillore ku mëson. Edhe ky rast është në fazë hetimi.

Ndërkohë në Gostivar, më 21 maj, në ora 20:30, Sh.M. (48) ka paraqitur kallëzim në DPB Gostivar, ku deklaron se rreth orës 16:00, në rrugën “JNA”, pas një debati verbal për çështje pronësore dhe juridike, është sulmuar fizikisht nga A.Sh., gjithashtu nga Gostivari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Në orët e para të mëngjesit të 22 majit, në ora 01:10, në Stacionin Policor Tetovë, H.Z. (25) nga Tetova, i dënuar në Burgun e Tetovës, ka raportuar se është sulmuar fizikisht brenda institucionit nga N.M.. Autoritetet e burgut dhe policia janë duke punuar në sqarimin e incidentit.

Kontrolle në komunikacion

Gjatë ditës së 21 majit, në rajonin e SPB Tetovë janë realizuar kontrolle të intensifikuara në trafik. Janë sanksionuar 23 drejtues mjetesh për parkim të gabuar dhe të paligjshëm (Tetovë – 22, Gostivar – 1), ndërsa 15 automjete në Tetovë janë tërhequr me mjetin special “merimangë”. Gjithashtu janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 50 kundërvajtje të tjera në komunikacion (Tetovë – 27, Gostivar – 23).

Policia e Tetovës dhe Gostivarit bën thirrje për respektim të rregullave të rendit publik dhe të qarkullimit rrugor. Hetimet për të gjitha rastet janë në vijim. Flaka

50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 11:13
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë