Keqpërdorimi i veturave zyrtare, do të gjobiten shoferët e Arben Fetait dhe Izet Mexhitit

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 14:07

Keqpërdorimi i veturave zyrtare, do të gjobiten shoferët e Arben Fetait dhe Izet Mexhitit

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mjedisit Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë Arben Fetai ishin në një takim në lidhje me politikat qeveritare kur u fotografuan nga “360 shkallë” automjetet e tyre zyrtare në orën 23:00 të parkuara në bulevardin pranë qendrës tregtare “Mavrovka”. Thuhet kështu në përgjigjen e ministrisë së Mjedisit me të cilën udhëheq Izet Mexhiti, transmeton Portalb.mk.  

“Lidhur me tekstin tuaj të publikuar, dëshirojmë t’ju informojmë se zëvendëskryeministrat, gjatë periudhës që përmendni, morën pjesë në një takim koordinues mbi politikat qeveritare, me fokus të veçantë në projektet komunale në vazhdim…”  

Ministria gjithashtu theksoi se Mexhiti dhe Fetai, si zëvendës të kryeministrit, kanë të drejtë për siguri 24-orëshe, në përputhje me protokollet dhe rregulloret në fuqi për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë. 

Megjithatë, fakti që automjetet ishin parkuar në bulevardin Krste Petkov Misirkov njihet nga ministria e drejtuar nga Mexhitit si shkelje dhe ata thonë: 

“Lidhur me mënyrën e parkimit të automjeteve zyrtare, janë marrë masa adekuate kundër shoferëve, në përputhje me rregullat dhe procedurat disiplinore në fuqi”.

Zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe shërbimi i marrëdhënieve me publikun i Qeverisë nuk na dhanë asnjë përgjigje.  

Qeveria aktuale ka njoftuar një zgjidhje për problemin e keqpërdorimit të mundshëm të automjeteve zyrtare duke futur targa me ngjyra për automjetet zyrtare dhe duke futur një mekanizëm përmes të cilit çdo qytetar do të jetë në gjendje të raportojë keqpërdorimin e një automjeti zyrtar, por rezultatet fillestare, sipas njoftimeve, duhet të jenë të dukshme në shtator të këtij viti. 

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2025 14:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?