Kërcënim ndaj kryetares Arsovska? Policia ndalon një 39-vjeçar nga Shkupi

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 13:59 Përditësuar

Kërcënim ndaj kryetares Arsovska? Policia ndalon një 39-vjeçar nga Shkupi

Një 39-vjeçar nga Shkupi është ndaluar dhe intervistuar nga policia, pasi dyshohet se ka kërcënuar kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nga një automjet në lëvizje në bulevardin “Sllovenia”, shkruan Flaka Media

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 1 qershor 2025, kur i dyshuari, i identifikuar me inicialet S.A., duke drejtuar një automjet tip “Mercedes” me targa të Shkupit, dyshohet se ka lëshuar kërcënime nga dritarja e hapur në drejtim të kryetares Arsovska.

“Më 2 qershor, policia kreu një bisedë zyrtare me personin e dyshuar, i cili konfirmoi se kishte kaluar me automjetin në atë kohë, por mohoi çdo kërcënim. Ai gjithashtu deklaroi se kishte tentuar të bënte një video me telefon, por nuk kishte arritur ta regjistronte,” njoftuan nga MPB.

Prokuroria Publike është informuar për rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Pas dokumentimit të plotë, pritet ngritja e raportit përkatës ndaj 39-vjeçarit.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë e zyrtarëve publikë, në një periudhë kur tensionet politike dhe sociale në vend janë të rritura. Flaka Media

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 13:59 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?