Komunikacioni lëmsh: 1148 shkelje rrugore në vetëm një fundjavë në Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 11:26

Komunikacioni lëmsh: 1148 shkelje rrugore në vetëm një fundjavë në Maqedoninë e Veriut

Gjatë fundjavës së kaluar (26–27 korrik 2025), policia rrugore në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar gjithsej 1,148 shkelje të rregullave të trafikut, si pjesë e kontrolleve të rregullta të realizuara nga njësitë e sektorëve të punëve të brendshme në rrugët e vendit.

“Prej tyre, 458 shkelje kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave zyrtare:

  • 128 shoferë janë ndaluar duke drejtuar automjete pa patentë shoferi;
  • 115 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni pas testit pozitiv në alkool;
  • 46 motoristë janë sanksionuar për mungesë të helmetës mbrojtëse.

Përveç kësaj, janë konstatuar edhe:

  • 175 raste të parkimeve të palejuara,
  • 28 persona pa rrip sigurimi,
  • 17 drejtues duke përdorur celularin gjatë vozitjes,
  • 3 shoferë që kanë kaluar në semafor të kuq,
  • 3 drejtues të trotinetëve elektrikë dhe 2 këmbësorë janë gjobitur për shkelje.

Në bazë të Ligjit për automjete:

  • 31 automjete janë larguar nga komunikacioni pasi kanë rezultuar të paregjistruara,
  • 3 mjete janë përjashtuar për shkak të problemeve teknike.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat rrugore dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në apelin përfundimtar të MPB-së. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 11:26
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë