Komunikacioni pa ndërprerje, por kujdes në rrugët malore – mot me diell dhe temperatura deri 37 gradë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 08:45

Komunikacioni pa ndërprerje, por kujdes në rrugët malore – mot me diell dhe temperatura deri 37 gradë

Sot në Maqedoninë e Veriut komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje dhe nëpër rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Nga kjo organizatë theksojnë se rruga rajonale R-1106 Nova Breznica – Makedonski Brod, përmes Parkut Nacional Jasen, më 27 gusht nga ora 05:00 do të hapet për qarkullim, sipas kushteve të përcaktuara nga MPB.

“Rekomandojmë vozitje të kujdesshme, respektimin e sinjalistikës dhe përshtatjen e shpejtësisë për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të dheut,” thuhet në njoftim.

LAMM paralajmëron kujdes të shtuar edhe në akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, ku ekziston rrezik i rrëshqitjes së dheut në gryka dhe lugina lumenjsh.

Ndërkohë, në shumë akse të vendit vijojnë ndryshime të përkohshme të regjimit të trafikut për shkak të punimeve ndërtimore, përfshirë autostradën A1 Gradsko – Drenovë, rrugën rajonale Prilep – Manastir dhe seksionet Demir Kapi – Smokvicë. Për këto, autoritetet theksojnë se sinjalistika është e vendosur dhe shoferët duhet ta respektojnë me rigorozitet.

Sa i përket moti, Enti Hidrometeorologjik informon se dita e sotme do të jetë kryesisht me diell dhe e ngrohtë.

“Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 30 deri 37 gradë, ndërsa në Shkup pritet deri në 37 gradë Celsius,” thuhet në parashikim.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 08:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?