Konflikt për pastrimin në Çair: Komuna pa marrëveshje me deponinë Drisla

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 17:18

Konflikt për pastrimin në Çair: Komuna pa marrëveshje me deponinë Drisla

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka akuzuar kuadro të BDI-së që drejtojnë me NP “Higjiena Komunale”, për pengesa të qëllimshme në aksionin për pastrimin e territorit të komunës. Sipas Ganiut, pas angazhimit të një kompanie të licencuar për largimin e mbeturinave jashtë kontejnerëve, ndërhyrja nga autoritetet komunale dhe policore ka bllokuar punën.

“Që në ditën e parë që filluam me pastrimin, pa kaluar as një orë nga paralajmërimi im, u dërgua Inspektorati i Qytetit të Shkupit, u bllokua kamioni, u thirr asistencë policore dhe tani kërkojnë konfiskimin e kamionit për arsye që nuk na janë sqaruar”, deklaroi Ganiu për TV21.

Ai shtoi se situata në Çair është pasojë e mungesës së kapaciteteve të ndërmarrjes publike. Sipas tij, numri i kontejnerëve në komunë është zvogëluar ndjeshëm ndër vite.

“Kur drejtues ishte z. Ragip Doçi, Çairi kishte 530 kontejnerë. Sot ka vetëm 320. Dikush po investon që kjo të jetë pamja e komunës së Çairit. Në çdo cep kemi grumbullime mbeturinash”, shtoi Ganiu, duke theksuar se do të ndërpresin pastrimin vetëm nëse rriten kapacitetet aktuale të Higjienës Komunale.

Në anën tjetër, drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Sabahudin Rustemi, mohon akuzat dhe e akuzon Ganiun për veprime të paligjshme.

“Automjeti i angazhuar nga komuna është konfiskuar sepse nuk ka pasur marrëveshje për deponimin e mbeturinave. Komuna nuk ka kontratë me deponinë Drisla, dhe nuk dihet se ku i hedh mbeturinat e mbledhura. A po krijon z. Ganiu deponi të paligjshme dhe po rrezikon shëndetin e qytetarëve?”, pyet Rustemi publikisht në deklaratë për TV21.

Ky përplasje mes dy institucioneve ngre shqetësime serioze për menaxhimin e mbeturinave në një nga komunat më të populluara të Shkupit, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me grumbullime të mëdha të mbeturinave në rrugë. Flaka Media

292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 17:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?