Kriza e përfaqësimit: Shqiptarët pothuajse të përjashtuar nga punësimet shtetërore, denoncon Osmani

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 17:44

Kriza e përfaqësimit: Shqiptarët pothuajse të përjashtuar nga punësimet shtetërore, denoncon Osmani

Ish ministri i Jashtëm njëherit edhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka dhënë alarmin për përfaqsimin e drejtë në punsime në Maqedoninë e Veriut. Nga të dhënat që ka publikuar Osmani shihet se punësimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë barazuar me zero. Në çdo instiucion mbi 99% punësohen maqedonas dhe 1% shqiptar madje diku 100% maqedonas asnjë shqiptar.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË

“Shikoni këto numra tronditës, të nxjerra vetëm nga reagimet e BDI-së këtë javë:

Enti i Statistikave: 11 me 0

Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut: 14 me 0

Drejtoriae të Ardhurave: 41 me 1

Regjistri Qendror: 8 me 0

Ministria e Kulturës: 12 me 1

CEMV Strugë: 23 me 0

SPILJE Dibër: 8 me 0”.

Osmani tha se këto zero janë shqiptarët e avancuar apo të punësuar në këto institucione gjatë këtyre ditëve dhe se këto nuk janë vetëm numra. “Ky është reflektim i një përjashtimi të paprecedentë të një populli të tërë nga institucionet e shtetit” ka shkruar Osmani. Pas heqjes së balancuesit punësimi dhe avancimi I shqiptarëve është ulur dukshëm, ndërsa ligji I ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka mbetur klabirintheve të institucioneve. Krerët e VLEN-it shpesh herë kanë deklaryuar se ligji së shpejti do të jetë gati. 

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2025 17:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?