Ku ndodhet i faqosur ligji i Hristijan Mickoski?!
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur seancë për pyetjet e deputetëve, ndërsa është riaktualizuar deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili pas tragjedisë në Koçan, deklaroi se “do t’i tërheqë për veshë” përgjegjësit.
Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti, e pyeti Mickoskin se në bazë të cilave kompetenca do t’i tërheqë për veshë dhe kërkoi ta sqarojë këtë deklaratë.
“Dikush tjetër kishte thënë se për veshë do t’i tërheqim dhe… Për veshë? Atëherë ju jeni prokurori. Aha, a ju në bazë të cilave kompetenca do t’i tërhiqni për veshë! Cilat? Ligji ua jep ose, cili ligj? Ligji juaj! Atëherë vlen ligji juaj në këtë shtet, jo ligjet dhe Kushtetuta”, i tha Bexheti Mickoskit, i cili nga ulësja i tha deputetit integrist: Ligji imë.
Lokali ka funksionuar kundër ligjeve, ndërsa inspektorët nuk kanë zbatuar kontrolle, pastaj qeveria njoftoi se licencat ishin të falsifikuar. Këtë e tha Blerim Bexheti nga FE i cili u parashtroi pyetje ministrit Toshkovski dhe kryeministrit Mickoski se pse janë fokusuar në akuzimin e ish ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe nëse bëhet fjalë për rast të motivuar politikisht.
Ministri Toshkovski me kundër pyetje, pse nuk e pyete atë që e ka hapur këtë biznes kur ministrat e ekonomisë ishin nga BDI.
“Sa vjet ka udhëhequr me këtë Ministri, ministra të propozuar nga BDI. Sa vjet kanë udhëhequr, unë nuk mbaj mend. As nuk mbaj mend nëse ka pasur ndonjë tjetër ministër që e ka udhëhequr këtë Ministri përveç ministrave të BDI. Kush e ka mbajtur të hapur biznesin me licencat, me parregullsitë dhe me gjithçka që është bërë në mënyrë joligjore në lidhje me Ministrinë e ekonomisë, pse më pyesni mua?”, tha Toshkovski.
Bexheti iu drejtua edhe kryeministrit Mickoski me të cilin kishte komunikim të drejtpërdrejt në lidhje me deklaratën e tij se do të ketë tërheqje për veshë, se ai e ka marrë rolin e prokurorit në këtë rast.
“Nuk e di që dikush tjetër të ketë thënë “do t’i tërheqim për veshë”. Për veshë? Atëherë ju jeni prokurori. Me cilat kompetenca do t’i tërhiqni? Kë? Ligji jua jep ose, cili ligj? Ligji juaj”, deklaroi Bexheti.
Për selektivitet në hetim akuzoi edhe Mile Taleski nga LSDM. Toshkovski i hodhi poshtë akuzat dhe tha se për këtë rast ka ngritur aktakuza ndërsa në kohën e tyre nuk ka pasur asnjë aktakuzë.
“Kush do të përgjigjet për këto lëshim të institucioneve dhe të sistemit në MPB, jo vitin e kaluar, jo para dy viteve por në ditën e tragjedisë më 16 mars 2025. Opinioni pyet se si është e mundur të mos jenë objekt i hetimit funksionarë të cilët atë mbrëmje ishin në funksion dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për parandalim ose mbrojte të qytetarëve”, deklaroi Taleski .
“A e dini se sa kallëzime penale dorëzoi MPB për tragjedinë në Tetovë për spitalin modular? Doni t’ju them? Zero. Për dallim nga ju, kush gjykon dhe manipulon. Deri tani janë siguruar prova për shkallën e bazës së dyshimit për 34 persona fizike dhe 3 persona juridike”, tha Toshkovski,
Toshkovski u pyet edhe për truprojën e Mickoskit i cili u kap se si jep informacione sekrete, duke thënë se hetimi për këtë është duke u zhvilluar.
















