Kuajt e egër rikthehen në stepat e Kazakstanit pas një mungese prej dy shekujsh

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:56

Kuajt e egër rikthehen në stepat e Kazakstanit pas një mungese prej dy shekujsh

Shtatë kuaj të racës Przewalski, e vetmja specie e egër e mbetur në botë, janë dërguar në vendin e Azisë qendrore nga Evropa ne nje program ripopullimi, njoftojnë mediat perëndimore.

Grupi i kuajve u rikthye në vendin e tyre të origjinës Kazakistan pas një programi ripopullimi dhe një mungese prej rreth 200 vitesh. Shatë kuaj, katër mushka dhe një hamshor erdhën nga Berlini e Praga me një avion të forcave ajrore, për të rimbushur stepat me kafshët dikur të kudondodhura.

Kuajt Przewalski dikur bridhnin në stepat e gjera të vendit të Azisë qendrore, ku besohet se ata janë zbutur për herë të parë. Njerëzit raportohet se kalëronin dhe milnin qumështin e kuajve në veri të Kazakistanit prej më shumë se 2000 vjet më parë.

Aktiviteti njerëzor duke përfshirë dhe gjuetinë për mishin e tyre kishte sjellë zhdukjen e kësaj specieje në vitet 1960-të shkuran The Guardian.

Filip Mašek, zëdhënës i kopshtit zoologjik të Pragës tha: “Këta janë tashmë të vetmit kuaj të egër të mbetur në botë. Edhe mustangët ishin kuaj të zbutur që më pas u bënë përsëri të egër”.

Fillimisht tetë kuaj ishin llogaritur të dërgoheshin, tregon Mašek, por një prej kuajve nuk ishte ndjerë mirë dhe u ul para fluturimit nga Praga, duke detyruar zyrtarët ta kthenin në kopshtin zoologjik.

“Ai ishte pak i trullosur por ndjehet mirë tani. Kuajt duhet të rrinë në këmbë gjatë të gjithë fluturimit pasi duhet të qarkullojnë gjakun. Është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në një fluturim gati 30 orësh.”

Ai shton se ardhja e kuajve nga kopshti zoologjik i Pragës ndihmon biodiversitetin në rajon, Mašek. “Kuajt shpërndajnë farat me jashtëqitjet e tyre dhe gërmojnë për bimë, ata ndihmojnë që uji të bjerë në tokë, fertilizojnë stepat me bajgat e tyre”.

Në 2011, kopshti zoologjik i Pragës nisi programin e mbarështrimit të kuajve të egër Przewalski drejt Mongolisë. Projekti që nisi me nëntë kuaj vijoi deri në 2019 kur popullata e tyre atje u stabilizua, tregon Mašek, duke shtuar se janë tashmë më shumë se 1,500.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?