Kur vetëpunësimi bëhet iluzion: 6 nga 10 biznese dështojnë brenda pak vitesh

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2025 09:42

Kur vetëpunësimi bëhet iluzion: 6 nga 10 biznese dështojnë brenda pak vitesh

Instituti IDEA ka realizuar një hulumtim të shkurtër mbi efektet e programit qeveritar për mbështetjen e iniciativave qytetare për vetëpunësim në Maqedoninë e Veriut për periudhën 2014–2023, shkruan Flaka. Programi ka pasur për qëllim t’u ofrojë të papunëve ndihmë financiare dhe trajnime për ndërmarrësi, me synim krijimin e bizneseve të vogla private.

Sipas të dhënave, gjatë këtyre dhjetë viteve, programi është shfrytëzuar nga gjithsej 14,090 qytetarë, nga të cilët 62.37% janë meshkuj dhe 37.62% femra, me një moshë mesatare prej 35 vjetësh. Rajonet që kanë përfituar më shumë grante janë Qyteti i Shkupit, Tetova dhe Kumanova, me gjithsej 5,401 grante (38.33% e totalit). Në anën tjetër, zonat me më pak përfitues janë Kratova, Krusheva dhe Makedonski Brodi, ku janë ndarë vetëm 235 grante (1.67%).

Sallonet e bukurisë, serviset e automjeteve dhe gastronomia janë veprimtaritë më të zakonshme që kanë përfituar mbështetje, duke përbërë rreth 21.5% të granteve të dhëna. Këto fusha karakterizohen nga nevoja më e ulët për kapital fillestar, çka i bën më tërheqëse për të sapo-fillonit.

Megjithatë, qëndrueshmëria e bizneseve të mbështetura mbetet një sfidë. Vetëm për vitin 2014, 60.47% e bizneseve që përfituan grante kanë falimentuar ose janë në proces falimentimi. Edhe vitet pasuese nuk tregojnë ndonjë përmirësim të theksuar: në vitin 2015 falimentuan 50.69% e bizneseve, ndërsa në 2016 52.55%. Vetëm në vitet e fundit vërehet një rënie e ndjeshme në shkallën e mbylljes së bizneseve – 18.96% në vitin 2020 dhe 17% në 2021.

Instituti IDEA thekson se kjo situatë dëshmon për nevojën e mbështetjes së vazhdueshme dhe monitorimit aktiv të bizneseve të reja. Në këtë drejtim, instituti rekomandon:

  • Vendosjen e komunikimit të rregullt ndërmjet përfituesve dhe institucioneve për trajnime e konsulencë;
  • Raund të dytë financimi për bizneset me potencial të lartë për mbijetesë dhe rritje;
  • Rritje të transparencës në përzgjedhjen e përfituesve, përfshirë publikimin e listave të përfituesve në faqet zyrtare;
  • Zbatimin e kritereve më rigoroze dhe mekanizmave filtrues për të parandaluar keqpërdorimin e fondeve.

Ky hulumtim ngre alarmin për efektivitetin afatgjatë të politikave për vetëpunësim dhe nënvizon rëndësinë e një qasjeje më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të mbikëqyrur mirë nga autoritetet kompetente. Hulumtimi botohet me aprovim të Institutit Idea – Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2025 09:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?