Kurti në Shkup takoi Mexhitin

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 23:04

Kurti në Shkup takoi Mexhitin

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur sot në Shkup, ku është mirëpritur në kufi nga zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti. Vizita e Kurtit ndodh në prag të Takimit të Lidershipit BE–Ballkani Perëndimor, i cili është fokusuar në Planin e Rritjes për rajonin.

Përmes një postimi, Mexhiti theksoi mikpritjen e tij për Kurtin si mik, vëlla dhe udhëheqës të një shteti që gjithmonë ka qenë përkrah shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai e cilësoi këtë takim si një akt simbolik të respektit dhe vlerësimit për lidhjet e ngushta mes dy vendeve.

“Biseduam shkurt, me sinqeritet dhe vullnet të përbashkët – për mundësitë që kemi para nesh, për bashkëpunimin, për njerëzit tanë, për rrugën tonë drejt Evropës,” deklaroi Mexhiti.

Takimi shihet si një mesazh i qartë për afrimin politik dhe bashkëpunimin ndërshqiptar në rajon, sidomos në kontekstin e sfidave integruese dhe gjeopolitike me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 23:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?