Kush e thotë të vërtetën për Kishën në Kala – Ministri Lutkov apo zëvendësi i tij, Sulejman?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 15:40 Përditësuar

Kush e thotë të vërtetën për Kishën në Kala – Ministri Lutkov apo zëvendësi i tij, Sulejman?

Me 8 milionë denarë (rreth 130,000 euro) që do të sigurohen nga ribalanci i buxhetit, dy muzetë e Kalasë në Shkup do të rindërtohen dhe do të punohet në sanimin e saj për t’u bërë një atraksion turistik, tha me 25 Korrik 2-25, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, transmeton Portalb.

Luftov e bërë të ditur këtë nisëm në konferencën për media në Kala, së bashku me Vesela Çestoevën, drejtore e Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kryetarin e Shoqatës së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetarin e Komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgievski, si dhe kryetarë të tjerë të komunave të Shkupit .

Lutkov shtoi se të dy muzetë janë në gjendje shumë të keqe dhe do të kenë nevojë për një zëvendësim të plotë të mekanizimit dhe ajrit të kondicionuar. Do të shpallet një prokurim publik për riparimin e këtyre hapësirave. Objekti duhet të vihet në funksion në vitin 2026, dhe tashmë në vitin 2028, siç tha ministri, kur Shkupi do të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës, duhet të jetë një nga më të përdorurit, përcjell Portalb

Por sot me qëndrim ndryshe ka dalur zëvendësministri Sedat Sulejmani, i cili ka reaguar ndaj akuzave të partive opozitare lidhur me Kalanë e Shkupit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të fabrikuara për qëllime politike.

Sipas tij, zhurma që po ngrihet është “sa absurde, aq edhe e dyshimtë”, pasi në terren nuk po ndodh as ndërtim, as ndërhyrje me beton dhe as projekt i ri.

“Bëhet fjalë vetëm për pastrim teknik dhe mirëmbajtje bazike për të ruajtur atë që tashmë ekziston. Asgjë më shumë. Por kur edhe pastrimi paraqitet si ‘komplot’, kupton që dikujt i ka marrë malli për vëmendje”, deklaroi Sulejmani.

Ai akuzoi opozitën për manipulime dhe shpifje të qëllimshme:

“Partia që ka ngritur fabrikë për ‘fake news’ dhe që çdo ditë prodhon panik për të shpëtuar nga harresa, këtë herë paska ‘zbuluar’ një komplot imagjinar, Kalanë e Shkupit.”

Në reagimin e tij, zëvendësministri theksoi se më shqetësuese është fakti që pikërisht ata që për dy dekada e lanë Kal6anë të mbyllur dhe të harruar, tani po paraqiten si mbrojtës të saj.

Duke përmendur ish-funksionarë të BDI-së, ai theksoi se ishte Artan Grubi ai që i pari e ktheu Kalanë në teatër për ‘patriotizëm’, vetëm për përfitime personale dhe politike. Sot, ai figuron në listën e zezë amerikane për korrupsion, jo për patriotizëm, shkroi Sulejmani.

Në fund, Sulejmani apeloi për qetësi dhe për fokus te faktet, duke theksuar se Kalaja nuk ka nevojë për mbrojtje të rreme.

“Lëreni Kalanë rehat. Nuk jeni ju ata që do ta mbroni. Jemi ne këtu!”, përfundoi ai.

Dhe ku qëndron e vërteta mbetet të shihet. Kush do të dal më i saktë me pretendimet e veta, ministri Lutkov apo zëvendësministri Sulejmani, koha do ta dëshmojë. Ne jemi këtu për të ndjekur të gjitha zhvillimet rreth Kalasë së Shkupit. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 15:40 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?