”Ky nuk është ndryshim, por mashtrim” – Selmani kundër idesë së VLEN-it për nxënësit

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 14:30

”Ky nuk është ndryshim, por mashtrim” – Selmani kundër idesë së VLEN-it për nxënësit

Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Muhamed Elmazit nga radhët e VLEN-it për shpërblimin e nxënësve me patentë shofer. Ajo e ka quajtur këtë ide një absurditet të pastër, të denjë vetëm për propagandën e atyre që në publik e shesin veten si bartës të “ndryshimit”.

“Kjo nuk durohet. Nuk është as për të qeshur, as për të qarë. Është një manifest i pastër absurditeti, që vetëm ideatorët e ‘NDRYSHIMIT’ të VLEN-it mund ta shesin si një ide të madhe,” tha Selmani.

Ajo pyet publikisht se cili është mesazhi që po u jepet të rinjve me një shpërblim të tillë.

“Çfarë i duhet një nxënësi që sapo ka mbaruar shkollën patenta e shoferit? Çfarë mesazhi po u jepni të rinjve? Që suksesi dhe dijenia lidhen me timonin e veturës dhe shpenzimet shtesë?” theksoi Selmani.

Në vend të kësaj, sipas saj, shpërblimet duhet të lidhen me arsimin dhe zhvillimin personal.

“Nëse vërtet doni të shpërbleni dijen, dhurojani bursat, udhëtimet edukative, sportin, artin!” shtoi ajo.

Selmani sugjeroi se një alternativë shumë më e shëndetshme dhe e dobishme do të ishte shpërndarja e biçikletave për nxënësit.

“Ose pse, për shembull, nuk tregoheni më miqësorë me mjedisin jetësor? Në vend të patentave, pse nuk u dhuroni nxënësve biçikleta? Do të ishte më shëndetshme, më arsimuese dhe mbi të gjitha më e dobishme për një të ardhme ekologjike dhe të pastër,” tha ajo.

Por sipas Selmanit, arsyeja e kësaj zgjedhjeje është e qartë: “Ju e dini shumë mirë se keni shkatërruar gjithçka dhe nuk keni lënë as edhe një pëllëmbë toke të lirë për shtigje biçikletash. Prandaj, patenta është zgjidhja ‘më e lehtë’… më e lehtë për ju, jo për të rinjtë.”

Duke e përmbyllur reagimin e saj, Selmani ishte e prerë: “Ky nuk është ndryshim. Ky është mashtrim. S’VLEN!” Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 14:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?