Leje ndërtimi e paligjshme – përfshihet edhe kryetari i komunës

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 09:03

Leje ndërtimi e paligjshme – përfshihet edhe kryetari i komunës

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave nga Kriva Pallanka – K.P. (59), M.K. (41) dhe S.M. (38) – për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

I pari i denoncuar, K.P., i punësuar në Komunën e Kriva Pallankës, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe me detyrimet e tij të punës, duke lëshuar në mënyrë të paligjshme një vendim për ndërrimin e investitorit, edhe pse leja e mëparshme për ndërtim kishte skaduar.

E dyta e denoncuar, M.K., shefe e Sektorit për Urbanizëm, Trafik dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor në të njëjtën komunë, gjithashtu ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e saj duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur dhe duke nënshkruar vendimin si të vlefshëm. Me këtë veprim, ajo i ka mundësuar personit G.S. nga Kriva Pallanka të vazhdojë ndërtimin e një shtëpie me hapësirë afariste pa pasur leje të vlefshme për ndërtim.

I treti i denoncuar, S.M., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës, nuk ka ushtruar kontrollin e nevojshëm mbi vendimin e lëshuar dhe e ka miratuar atë si të vlefshëm përmes nënshkrimit ose vendosjes së vulës zyrtare.

Rasti tashmë është dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedurë të mëtejme. Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 09:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?