Limani – Mirëseardhje mërgimtarëve: Puna është forma më e mirë për të shprehur respektin dhe dashurinë për ju

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 00:44

Limani – Mirëseardhje mërgimtarëve: Puna është forma më e mirë për të shprehur respektin dhe dashurinë për ju

Me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar një video mesazh mirëseardhjeje, duke i siguruar ata për përkushtimin maksimal të institucionit që ai udhëheq në përmirësimin e kushteve të jetesës në qytet, shkruan Flaka

“Motra dhe vëllezër, ju që keni ardhur si çdo verë në Gostivarin tuaj, më lejoni që në emrin e Komunës tonë t’ju uroj mirëseardhje,” shkroi Limani në një status në Facebook. Ai theksoi se komuna po punon intensivisht për të realizuar projekte të shumta infrastrukturore, të cilat do ta transformojnë qytetin.

“Sikurse e shikoni, rrugë të reja po ndërtohen dhe një numër rekord projektesh na presin përpara. Puna është forma më e mirë për të shprehur respektin dhe dashurinë për secilin nga ju!”, përfundoi Limani, duke lënë të kuptohet se vera e këtij viti do të shoqërohet me investime konkrete në zhvillimin urban të Gostivarit.

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 00:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?