Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një videoje në rrjetet sociale ka njoftuar se ka nisur transformimi i Parkut të Qytetit në Gostivar, në kuadër të projektit “Lidhja e rajoneve”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar (IPA), në partneritet me Komunën e Gostivarit.
Ky projekt parasheh një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore dhe estetike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët dhe krijimin e një hapësire moderne rekreative. Në fokus të punimeve është ndërtimi i një ure për këmbësorë, e cila do të lidhë dy anët e parkut dhe do të lehtësojë lëvizjen e vizitorëve.
Përveç kësaj, projekti përfshin edhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra, rikonstruksionin e shtigjeve ekzistuese, vendosjen e pajisjeve të reja urbane, si dhe ndriçim publik modern me kandelabra.
Transformimi i parkut pritet t’i japë një pamje të re një prej hapësirave më të frekuentuara në qytet, duke e kthyer atë në një pikë tërheqëse për të gjitha moshat.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
29 Mars, 2026 23:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.