LSDM dhe VMRO-DPMNE në përplasje për rastet tragjike në Koçan dhe Tetovë

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 23:07

LSDM dhe VMRO-DPMNE në përplasje për rastet tragjike në Koçan dhe Tetovë

Përplasjet politike për rastet tragjike në Maqedoninë e Veriut janë thelluar, me akuza të ndërsjella mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së lidhur me zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan dhe atë në spitalin modular në Tetovë, shkruan Flaka Media

LSDM kërkon hetim urgjent ndaj shefes së Departamentit të Punëve të Brendshme të Koçanit, Marija Cvetkovska Manevska, për siç thotë partia, përgjegjësi direkte në tragjedinë e diskotekës “Pulse”. Zëdhënësja Bogdanka Kuzeska ngriti një sërë pyetjesh ndaj Prokurorisë dhe Hristijan Mickoskit:

  • Pse nuk është hapur hetim kundër Manevskës?
  • A është ajo përgjegjëse për mosreagim ndaj paralajmërimeve zyrtare për shkelje ligjore në diskotekë?
  • A po mbrohen drejtuesit policorë për të fshehur përgjegjësinë politike?

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE sulmon ish-ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke e akuzuar për veprime të dyshimta menjëherë pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona.
Valentin Manasievski pretendon se Filipçe ka aneksuar kontratat me kompaninë ndërtuese, duke rritur çmimin për 20% dhe duke ndryshuar materialet e ndërtimit pas tragjedisë.
“A janë këto 20% arsyeja e zjarrit në Tetovë? Dhe a kanë përfunduar ato para në xhepat e dikujt?”, pyeti Manasievski.

Përplasja verbale mes dy partive më të mëdha maqedonase po ndodh në një klimë të rënduar publike, ku përgjegjësia për humbjen e jetëve ende nuk është sqaruar plotësisht. Flaka Media

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 23:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?