Luiz Ejlli falënderon policët në Velipojë – “Respekt për këta djem”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2025 17:15

Luiz Ejlli falënderon policët në Velipojë – “Respekt për këta djem”

Fituesi i Big Brother VIP 2 dhe këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke falënderuar një grup efektivësh të policisë rrugore në Velipojë. Në një postim të publikuar më 14 gusht 2025, Luizi ka shpërndarë një foto me tre policë, duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre në kushte të vështira atmosferike.

“Ishe pak shpejtë më thanë. Mezi po prisja të vija te ju. Respekt për këta djem që garantojnë sigurinë dhe qetësinë e pushuesve në Velipojë duke qëndruar në mes të asfaltit me këto temperatura,” – ka shkruar Luizi në postimin e tij.

Nga fotoja e publikuar, duket se efektivët e policisë kanë kërkuar një foto me artistin e njohur, dhe Luizi nuk ka nguruar të pozojë me ta, duke e kthyer momentin në një gjest të ngrohtë dhe simbolik për vlerësimin e punës së tyre.

Ky veprim ka marrë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë cilësuar Luizin si një personazh publik që nuk harron të vlerësojë njerëzit e thjeshtë dhe punën e tyre.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2025 17:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?