Mbi 120 tonë domate të përdorura në festivalin “La Tomatina” në Spanjë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 21:00

Mbi 120 tonë domate të përdorura në festivalin “La Tomatina” në Spanjë

Mijëra njerëz hodhën mbi 120 tonë domate mbi njëri-tjetrin në festivalin “La Tomatina”, i cili u mbajt për herë të 77 këtë vit në qytezën Bunol, afër qytetit të Valencia-s në lindje të Spanjës, raporton Anadolu.

Edhe pse festivali “La Tomatina” ishte i ndaluar për një kohë, ka qenë një traditë në Bunol që nga viti 1945 dhe zhvillohet të mërkurën e fundit të çdo gushti, traditë që lyen me të kuqe edhe këtë vit rrugët e qytezës.

Në kuadër të festivalit, i cili u mbajt në qendër të qytezës ku hyrja ishte 15 euro, më shumë se 120 tonë domate u sollën në qendër të qytezës me 7 kamionë.

Rreth 22 mijë persona morën pjesë në festival, ku ndër të tjerash këtë vit u shitën edhe bileta VIP me nga 500 euro.

“Lufta me domate” e pjesëmarrësve, të cilët u argëtuan duke i hedhur njëri-tjetrit domate të derdhura në pika të caktuara të qytezës, zgjati rreth 2 orë.

Ata që kanë kaluar kontrollin e sigurisë dhe kanë hyrë në rrugët ku ka ndodhur “përleshja me domate”, nuk u lejohet të kenë me vete sende të mprehta apo të forta.

Në fund të aktivitetit punonjësit e pastrimit pastruan rrugët e qytezës.

– Nuk dihet se si ka filluar festivali

Nuk ka informacion të qartë se si ka nisur festivali “La Tomatina”, i cili mbahet çdo vit të mërkurën e fundit të gushtit në qytezën e Bunolit.

Sipas gojëdhënave më të zakonshme, fillimi i “La Tomatina” ka qenë kur palët kanë nisur të hedhin perime dhe fruta nga tezgat e tyre ndaj njëri-tjetrit në një mosmarrëveshje midis fqinjëve në Bunol në vitin 1945.

Ndonëse festivali u ndalua në fillim të viteve 1950, disa të rinj vazhduan festimet dhe disa pjesëmarrës madje u arrestuan sepse i hodhën domate njëri-tjetrit.

Populli organizoi një aksion të quajtur “funerali i domates” në vitin 1957 për të protestuar kundër rifillimit të festivalit, e më pas pushteti vendor rifilloi “La Tomatina” dhe e shpalli këtë ditë një festë zyrtare në qytezë.

“La Tomatina” u shpall “vlera turistike ndërkombëtare” e Spanjës nga Ministria e Turizmit në vitin 2002.

334
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
334
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?