Me zemër dhe përkushtim të pakufizuar VLEN shpalos një benificion për prindërit

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:16

Me zemër dhe përkushtim të pakufizuar VLEN shpalos një benificion për prindërit

Sot, koalicioni VLEN shpalli fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, që do të zgjasë deri më 15 shtator. Kjo nismë synon të lehtësojë barrën financiare të prindërve dhe të sigurojë që çdo nxënës shqiptar të nisë vitin e ri shkollor i pajisur me gjithçka të nevojshme, transmeton Flaka Media

Sot, me zemër dhe përkushtim të pakufizuar, VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme ‘Shporta Shkollore’, një hap i madh për të gjitha familjet shqiptare dhe çdo fëmijë që ëndërron të nisë vitin shkollor me buzëqeshje”, u shpreh Yllka Nuredini.

Përmes kësaj mase, qytetarët do të mund të blejnë fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra, kalkulatorë dhe pajisje të tjera shkollore me zbritje deri në 15%. Produktet e përfshira do të jenë të shënuara me sloganin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, duke sjellë kursime të prekshme për çdo familje.

Këtë vit, presim që kursimet të arrijnë deri në 2,000 denarë për nxënës, një ndihmë konkrete për buxhetin familjar dhe mundësi për të përmbushur çdo ëndërr të vogël të fëmijëve”, shtoi ajo, duke kujtuar se edhe vitin e kaluar kjo masë solli lehtësim të madh për mijëra familje.

Nuredini theksoi se kjo është më shumë se një nismë ekonomike:
VLEN nuk dhuron vetëm zbritje, VLEN dhuron shpresë, mundësi dhe një të ardhme ku çdo fëmijë mund të arrijë ëndrrat e tij. Ky është angazhimi ynë për një shkollim të denjë, për çdo buzëqeshje të vogël dhe për çdo zemër që rritet me besim dhe lumturi.”

Në fund, ajo uroi:
Qoftë vit i mbarë plot sukses për çdo nxënës!

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?