Media: Krizë për lidershipin në VLEN? Aktivistët promovojnë Arben Fetain për kryetar

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 20:59

Media: Krizë për lidershipin në VLEN? Aktivistët promovojnë Arben Fetain për kryetar

Në koalicionin VLEN duket se po shfaqen tensione të reja për lidershipin, pasi gjatë ditës së sotme disa aktivistë të afërt me zëvendëskryeministrin Arben Fetai e kanë promovuar atë si lider të vërtetë të koalicionit.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në një reagim publik, ka shkruar:
“Ai ndoshta nuk e ka menduar kurrë veten si lider, por shpesh rrethanat imponojnë nevojën për zëra të tillë. Kjo ndodhi edhe para disa muajsh, kur brenda Aleancës sonë nisën të thuren plane kundër VLEN-it dhe në favor të BDI-së. Argumentet e kryetarit dhe pak njerëzve rreth tij ishin jo vetëm të dobëta, por edhe qesharake. Në momente të tilla, gjithmonë janë aktivistët e sinqertë, themeluesit e bërthama e Aleancës, që mblidhen vetëvetiu për të mbrojtur këtë ide politike. Krejt natyrshëm, sytë u drejtuan kah Arbeni ynë, Arbeni i VLEN-it. Ndërsa disa devijuan dhe sot gjenden krah Ali Ahmetit, Arben Fetai mbeti punëtor, besnik ndaj aktivistëve dhe i përkushtuar ndaj vijës ideologjike. Ai është një zë i pazëvendësueshëm në këtë përgjegjësi politike”, ka theksuar Hoxha.

Edhe aktivistja Yllka Nuredini ka dalë hapur në përkrahje të Fetait, duke theksuar se ai ka mbetur i palëkundur ndaj parimeve:
“Arben Fetai sot është udhëheqësi ynë, njeriu që nuk e shiti kurrë vlerën tonë te kryetari juaj Ali Ahmeti. VLEN nuk u shit për poste, komuna apo privilegje. Ju e shitët kauzën, ideologjinë dhe e njollosët logon që pretendoni se po e mbroni. Kritikuat Ziadin Selën pse u largua, por historia po tregon se ai kishte të drejtë. Sot tradhtinë e vulosët ju”, ka shkruar Nuredini.

Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe koordinatori nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e RMV-së, Latif Arifi, i cili ka sulmuar kritikët e Fetait:
“Ka njerëz që betejat e Aleancës i kanë parë vetëm nga ‘livestream’-i i FOL-it, dhe e vetmja djersë që kanë derdhur është nga gishtat duke shtypur LIKE. Sot, të njëjtit shiten si moralistë të vonuar. Një lapsus gjuhësor në Kërçovë nuk ndryshon asgjë – Arben Fetai ishte dhe mbetet kryetar legjitim i Kuvendit të Aleancës dhe garancia që BDI nuk do ta nënshtrojë kurrë aktivistin e Aleancës. Ata që u shfaqën vetëm kur u hap dera e privilegjeve… më mirë të heshtin!”, ka shkruar Arifi.

Ndryshe, Arben Fetai gëzon mbështetje dhe nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Deklaratat e njëpasnjëshme në mbështetje të Arben Fetait ngrejnë pyetjen: a po kalon VLEN në një krizë lidershipi dhe a po konsolidohet Fetai si lider i koalicionit? Smart News

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 20:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?