Mediet maqedonase sulmojnë Kim Mehmetin pas deklaratave të tij për “elitat maqedonase”

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 09:07 Përditësuar

Mediet maqedonase sulmojnë Kim Mehmetin pas deklaratave të tij për “elitat maqedonase”

Disa media në gjuhën maqedonase i kanë reaguar ashpër shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Kim Mehmeti, pas një deklarate të tij ku ai shprehet kritik ndaj strukturës etnike dhe politike të elitave në Maqedoninë e Veriut.

Në një analizë të publikuar së fundmi, Mehmeti shkruan se: “Elitat maqedonase kryesisht janë të përbëra nga bullgarë e shqiptarë ortodoksë të serbizuar”, deklaratë kjo që ka shkaktuar reagime të forta në disa qarqe mediatike dhe politike maqedonase.

Sipas mediave maqedonase, fjalët e Mehmetit përbëjnë një “fjalor urrejtjeje dhe nënçmimi” ndaj popullit maqedonas dhe cenojnë bashkëjetesën ndëretnike në vend. Disa prej tyre e kanë akuzuar shkrimtarin për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes dhe përpjekje për të delegjitimuar identitetin kombëtar maqedonas. Dhe kjo ka nxitur një varg reagimesh ku kërkohet ndëshkimi i Mehmetit për këto deklarata të tij.

Ndryshe, në analizën e tij, Mehmeti e përshkruan Maqedoninë e Veriut si një shtet të paqartësive dhe kontradiktave, ku sipas tij mungon një ndjenjë e vërtetë e bashkëjetesës dhe ku gënjeshtra është bërë pjesë e kulturës politike dhe shoqërore.

Ai shpreh kritika të forta edhe ndaj politikanëve shqiptarë në vend, të cilët i cilëson ose si “idiotë që nuk kuptojnë”, ose si “qyqarë që kanë frikë ta thonë të vërtetën”. Mehmeti thekson se shumë prej elitave politike maqedonase mohojnë origjinën e tyre etnike dhe përpiqen ta maskojnë këtë duke ushqyer urrejtje ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve.

Reagimet ndaj shkrimit të Mehmetit kanë hapur sërish debatin për kufijtë e lirisë së shprehjes në një shoqëri multietnike si ajo e Maqedonisë së Veriut, ku tensionet ndëretnike ende nuk janë shuar plotësisht.

Kim Mehmeti, i njohur për stilin e tij kritik dhe për shkrimet që trajtojnë realitetin politik dhe shoqëror të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave të mediave maqedonase.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 09:07 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?