Merita Koxhaxhiku nga koalicioni VLEN, akuza Osmanit

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 13:04

Merita Koxhaxhiku nga koalicioni VLEN, akuza Osmanit

Merita Koxhaxhiku nga koalicioni VLEN reagoi ndaj deklaratës së fundit të Bujar Osmanit, ku ai nuk mohoi se ka pasur takime me ish-kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski.

„Këto ditë jemi dëshmitarë të një deklarate skandaloze nga Bujar Osmani, një person që për më shumë se dy dekada ka keqpërdorur besimin e shqiptarëve. Ai publikisht refuzoi të mohojë – pra, në mënyrë të tërthortë pranoi – se është takuar me Nikolla Gruevskin, një i arratisur dhe person i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,“ tha Koxhaxhiku.

Sipas saj, ky është tregues i qartë se BDI nuk është një parti e reformuar, por „një grup interesash që manipulojnë me ndjenjat kombëtare dhe aspiratat evropiane të popullit shqiptar për interesa të ngushta personale dhe partiake.“

Ajo i drejtoi disa pyetje publike Osmanit:

  • „Prej kur takimet e një ministri të jashtëm me persona që janë në listën e zezë amerikane janë të klasifikuara si sekret shtetëror?“
  • „A janë raportuar këto takime në Prokurorinë Publike dhe Ministrinë e Brendshme?“
  • „Cili është interesi pas këtij komunikimi të fshehtë?“

Koxhaxhiku rikujtoi se ndihma për arratisjen e Nikolla Gruevskit ishte „vepër e BDI-së“, po ashtu edhe „ligji për amnisti për Sasho Mijalkovin dhe klikën e tij.“

„Të gjitha këto i shohim si shenjë të dëshpërimit të një elite të korruptuar që e di se koha e saj po mbaron. BDI e ka shndërruar politikën në treg dhe në biznes, ndërsa shqiptarët i ka bërë peng të marrëveshjeve të tyre me të arratisur nga drejtësia dhe kriminelë,“ theksoi ajo.

Në fund, përfaqësuesja e VLEN-it u shpreh se koalicioni është i vendosur për të sjellë ndryshimin:
„VLEN është këtu për të rikthyer politikën e pastër, për të garantuar transparencë dhe për t’i dhënë fund kësaj hipokrizie. Qytetarët meritojnë përgjegjësi, jo marrëveshje të fshehta me njerëz që e kanë plaçkitur shtetin.“

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 13:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?