Mexhiti dhe Fetai me vetura zyrtare në VLEN, Kasami s’ka njohuri – A po anashkalohet?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 16:14

Mexhiti dhe Fetai me vetura zyrtare në VLEN, Kasami s’ka njohuri – A po anashkalohet?

Bilall Kasami nuk ka dijeni për mbledhjen në VLEN mes Izet Mexhitit dhe Arben Fetait që shkuan me vetura zyrtare në orën 23:00. A po anashkalohet Kasami nga mbledhjet e rëndësishme të koalicionit?

”Unë nuk e di se për cfarë takimi po behet fjalë. Nuk e di nëse kanë qenë pir qillime partiake, pasi unë nuk kam qenë pjesë e një takim të tillë. Pasi të dy janë pjesë e qeverisë, aty apo diku afër, mund të kenë qenë ne ndonfë takim në funksion të pozicioneve që kanë. Pasi unë nuk kam qenë pjesë e atij takimi, nuk besoj se janë takuar për punë politike pa qenë unë aty”, tha Kasami.

Kasami u pyet nga gazetarët për të komentuar lajmin që dy automjete zyrtare të cilat përdoren nga zëvendëskryeministrat Izeti Mexhiti dhe Arbër Fetai, janë fotografuar të parkuara në mënyrë të paligjshme rreth orës 23:00, pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, në afërsi të selisë së VLEN-it.

Kjo është dokumentuar nga i portali 360 shkallë”, i cili ka ngritur pyetje të qarta për keqpërdorimin e këtyre makinave për qëllime partiake.

Nëse informacioni konfirmohet, ky mund të jetë një tjetër tregues i përçarjes së brendshme dhe mungesës së transparencës në funksionimin e VLEN-it, i cili gjithnjë e më shumë po perceptohet si një koalicion i dominuar nga rryma të izoluara dhe vendimmarrje selektive. Flaka

268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 16:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?