Mexhiti: Mbeturinat, sfidë dhe mundësi për zhvillim të gjelbër

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 18:04

Mexhiti: Mbeturinat, sfidë dhe mundësi për zhvillim të gjelbër

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në Konferencën e 6-të Ndërkombëtare “Rruga drejt menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave”, organizuar nga Shoqata për Menaxhim me Mbeturina të Ngurta – MASWA, njofton Flaka

Në fjalën e tij, ministri Mexhiti theksoi se menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave dhe zhvillimi i ekonomisë qarkore janë thelbësore për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Menaxhimi i mbeturinave nuk është vetëm një sfidë, por edhe një mundësi për të zhvilluar teknologji të reja dhe për të forcuar ekonominë e gjelbër. Ne jemi të përkushtuar për krijimin e një sistemi rajonal modern dhe efikas të menaxhimit të mbeturinave, duke ndërtuar deponinë e parë rajonale të standardizuar në vend,” u shpreh ai.

Ministri nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërsektorial, si dhe përputhshmërinë me standardet e Bashkimit Evropian, për të arritur një sistem transparent dhe efikas. Ai informoi gjithashtu për hapat e ndërmarrë në drejtim të pastrimit të deponive ilegale, duke theksuar rëndësinë e një ambienti të pastër për shëndetin publik dhe cilësinë e jetës.

Në fund të fjalës së tij, Mexhiti theksoi se mbrojtja e mjedisit është një mision i përbashkët dhe se përmes bashkëpunimit do të mund të ndërtohet një e ardhme më e qëndrueshme për të gjithë qytetarët. Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 18:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?