Mexhiti me porosi: Të drejtat e shqiptarëve nuk mund të abrogohen

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Tetor, 2024 19:19

Mexhiti me porosi: Të drejtat e shqiptarëve nuk mund të abrogohen

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, kryeministri Hristijan Mickoski porositi studentët se detyra e tyre e vetme është t’i përkushtohen mësimit ndërsa Qeveria do të përkushtohet në realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë.

“Së pari, ne planifikojmë të modernizojmë ndjeshëm kapacitetin infrastrukturor të universiteteve tona. Tashmë po fillojmë angazhimet institucionale për rindërtimin e mëtejshëm të laboratorëve të disa fakulteteve në disa prej universitetet tona në të gjithë vendin, ku do të instalohen pajisjet dhe teknologjitë më moderne që do t’u mundësojnë studentëve të fitojnë aftësi praktike në përputhje me nevojat e industrisë bashkëkohore”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Nga ana tjetër, zv.kryeministri Izet Mexhiti tha se vetëm infrastruktura në universitete nuk mjafton. Sipas Mexhitit, është detyrë e secilit student që të studiojë, të hulumtojë, të thellojë dituritë dhe me dinjitet të përballojë sfidat të cilat i presin si qytetarë akademikë të këtij vendi.

“Si një student i viteve kur shqiptari diskriminohej e i privoheshin të drejtat gjuhësore, kulturore e identitare në atdheun e vet, dëshiroj të them se jam krenar që kohërat kanë ndryshuar. Dhe me këtë rast, më lejoni të porosis të gjithë ata politikanë maqedonas që po sfidojnë themelet e ndërtimit të shoqërisë tonë se koha e shovinizmit ka kaluar! Askund në botë nuk ndodh që të abrogohen të drejtat e fituara dhe kjo nuk do të ndodhë as në Maqedoninë e Veriut. E në rast se ndodh, ne jemi këtu për t’i siguruar të gjithë se do ta marrin përgjigjen e merituar!”, tha Izet Mexhiti, zv kryeministër.

Disa nga brucoshët që anketuam thanë se do të kenë prioritet të jenë të rregullt në fakultet dhe sigurimin e një vendi pune në vendlindje.

“Besoj që do të kaloj mirë dhe do ta kryej me sukses”, u shpreh një studente.

“Në cilin fakultet jeni? Në fakultetin e Informatikës. Gjithmonë e kam dashur informatikën, të bëhem programer. Të mësojmë, ta kryejmë fakultetin sa më shpejtë dhe të vazhdojmë me punë. A e shihni të ardhmen këtu apo jashtë vendit pas studimeve? Më shumë këtu, për këtë edhe jemi në fakultet”, tha një student.

Sipas të dhënave të fundit, nga viti në vit po shënon ulje numri i studentëve. Qendra për komunikime civile në një hulumtim thekson se për 10 vite numri i studentëve në vend është ulur për 7 mijë. Ulje më të madhe, përkatësisht rreth 22 për qind është shënuar në universitetet shtetërore, ndërsa ato private shënojnë rritje të numrit të studentëve për 56 për qind. /Alsat.mk

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Tetor, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?