Mexhiti: Taravari kthehet nga dritarja në BDI, ndërsa VLEN rritet

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2025 20:53 Përditësuar

Mexhiti: Taravari kthehet nga dritarja në BDI, ndërsa VLEN rritet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Aleancës për Shqiptarët, duke e cilësuar të pashpjegueshëm dhe jo transparent vendimin e liderit Arben Taravari për t’u larguar nga Qeveria dhe për t’iu afruar sërish BDI-së dhe Frontit Evropian, transmeton Flaka Media

“Pjesa dërrmuese e strukturave të ASH-së nuk pajtohen me këtë rikthim në kthetrat e BDI-së. Ata do të mbeten në Qeveri,” deklaroi Mexhiti për edicionin qendror të lajmeve në Alsat M. Ai aludoi se Taravari mund të ketë vepruar nën presion apo shantazh.

Duke komentuar zhvillimet parlamentare, Mexhiti paralajmëroi lëvizje të reja në Kuvend. Sipas tij, katër deputetë të Frontit Evropian janë pranë largimit dhe pritet t’i bashkohen shumicës qeverisëse. “VLEN-i nuk do të mbetet me nëntë deputetë. Lëvizjet kanë filluar,” theksoi ai.

Ai nënvizoi gjithashtu se pozicionet e VLEN-it në Qeveri janë të garantuara dhe nuk varen nga numri i deputetëve. “Kemi hyrë në Qeveri për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve, jo për aritmetikë politike,” u shpreh Mexhiti, duke siguruar se marrëveshja politike do të respektohet.

Në fund, Mexhiti dha mbështetje për Arben Fetain, zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë, duke e vlerësuar për transparencë dhe kapacitet në qeverisje.

Sakaq, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani tha se së paku 4 deputetë të Frontit Evropian i janë bashkangjitur shumicës qeveritare.

Sa i përket deputetëve të ASH-së, tha se mendimi i tij dhe vlerësimi është se ata janë më të mirit dhe më të përgaditurit dhe se do t’i thirrin arsyes dhe do të qëndrojnë në shumicën parlamentare. Flaka Media

300
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2025 20:53 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
300
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?