Mickoski me referat kundër Taravarit: BDI manipulon strukturat shqiptare | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 17:59

Mickoski me referat kundër Taravarit: BDI manipulon strukturat shqiptare | VIDEO

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka drejtuar kritika të forta ndaj Arben Taravarit, pas largimit të këtij të fundit nga qeveria, duke e cilësuar si një vendim të motivuar nga kalkulime personale dhe jo nga parime, përcjell Flaka

Në fjalimin e tij gjatë tubimit për 20-vjetorin e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Mickoski u shpreh se Taravari ka zgjedhur të bëhet vegël e BDI-së dhe se sjellja e tij politike – duke hyrë e dalë nga qeveria – është vazhdim i praktikave të vjetra politike.

“Kalkulimet e tij nuk do të dalin mirë në afat të gjatë për partinë e tij. Partnerët e tij aktualë nga BDI së shpejti do ta kuptojnë se ky partneritet është i përkohshëm dhe do ta braktisin sapo të marrin një ofertë më të mirë,” tha Mickoski.

Ai theksoi se vendimi i tij për ta mbajtur përkohësisht Taravarin në qeveri ishte i qëllimshëm, për ta parë vetë se si do të sillej dhe për të kuptuar nëse do të qëndronte i përkushtuar ndaj fjalës së dhënë.

“Shumë më thoshin ta largoj më herët, por unë doja ta lë të tregojë vetveten. Dhe ja ku jemi: Arbeni ka vendosur të bëjë kompromis me njerëz që dikur i kritikonte më ashpër se unë,” shtoi ai.

Mickoski akuzoi drejtpërdrejt BDI-në për ndërhyrje dhe përpjekje për të manipuluar strukturat shqiptare përmes ofertave dhe presioneve politike.

“BDI ka metodat e veta të bindjes. Duket se Ali Ahmeti e ka impresionuar Taravarin aq sa të harrojë fjalët e dhëna, dhe të rrezikojë që partia e tij të margjinalizohet,” u shpreh kryeministri.

Në fund të fjalës së tij, Mickoski bëri thirrje për ndershmëri dhe përkushtim ndaj fjalës së dhënë, duke theksuar se kjo nuk është një betejë etnike apo ideologjike, por një ndarje mes qytetarëve të ndershëm dhe politikanëve të korruptuar.

“Në njërën anë janë banditët, dhe në anën tjetër është Maqedonia dhe të gjithë qytetarët e saj të ndershëm – maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, boshnjakë dhe të tjerë,” përfundoi Mickoski.

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?