Mickoski paralajmëroi investim të ri, një kompani gjermane do të prodhojë bateri litiumi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 22:16

Mickoski paralajmëroi investim të ri, një kompani gjermane do të prodhojë bateri litiumi

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se këto ditë do të ketë investim të huaj në vlerë prej 60 milionë eurosh nga një investitor gjerman që do të prodhojnë bateri litiumi e që do të ketë diku mbi 700 të punësuar.

Kryeministri thotë se kjo qeveri është e përkushtuar në rritje të eksportit dhe krijim të kushteve për investitor të huaj që do të ndikonin dukshëm në uljen e papunësisë, rritjes së standardit jetësor dhe rritjes së konkurueshmërisë.

“Pas një pune të vështirë dymujore dhe heqjes së të gjitha atyre mangësive që janë grumbulluar në muajt e fundit, do të kemi vendosjen e një gurthemeli të ri të një kompanie që vjen nga Gjermania. Investimi është afërsisht 60-65 milionë euro, diku rreth 700 vende të reja pune dhe fabrika e re do të prodhojë bateri litiumi. Me përfundimin e këtij investimi do të rriten eksportet dhe me rritjen e eksporteve do të zvogëlohet diferenca, pra deficiti ndërmjet eksporteve dhe importeve dhe në këtë mënyrë do të rritet produkti i brendshëm bruto.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Në korrik, kryeministri ka njoftuar dhe për investime nga kompania amerikane “Vabtek”, gjithashtu në vend pritet të investojnë dhe kompania “Alkazar Energji” dhe “Epsotek”. (TVM2)

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?