Mickoski paralajmëroi rritje të re lineare të pensioneve prej 2 mijë denarësh

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 21:43

Mickoski paralajmëroi rritje të re lineare të pensioneve prej 2 mijë denarësh

Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistë në emisionin “Vetëm Intervistë” në Televizionin Kanal 5, iu referua kërkesave të pensionistëve në lidhje me çështjen e rritjes lineare të pensioneve, duke paralajmëruar një rritje të re në gjashtë muajt e ardhshëm.

Kryeministri Mickoski tha se po bëhen analiza për rritje lineare të pensioneve edhe atë 1.000 denarë këtë vjeshtë dhe 1.000 të tjera në pranverë, pra gjithsej 2.000 denarë rritje lineare për gjithë pensionistët në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Jemi të angazhuar seriozisht në këtë analizë, bëjmë vlerësime se sa do të ishte rritja në përqindje, sa do të ishte volumi i masës së parave, ta ndajmë me numrin e pensionistëve. Bëjmë analizë me qëllim që pensionet të rriten në mënyrë lineare me nga 1.000 denarë këtë tetor, kur të marrin pensionin dhe në prill për muajin mars, gjegjësisht rritje lineare prej 2.000 denarësh të ketë për të gjithë pensionistët brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Jemi shumë seriozë në këtë analizë dhe shumë shpejt, pasi kjo duhet të ndodhë para shpalljes së zgjedhjeve, qoftë përmes ligjit me procedurë të shkurtuar apo përmes një grup deputetësh, do ta parashtrojmë atë,” tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se kudo që shkon dhe bisedon me pensionistët, ata kërkojnë rritje lineare dhe për këtë arsye Qeveria është shumë afër miratimit të një vendimi të tillë. Flaka

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 21:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?